Qytetarët kanë shpërndarë disa fotografi ku shihet se si janë dëmtuar trotinetët elektrikë të kompanisë “BinBin” në Shkup, përcjell TV21. Një trotinet është hedhur në mbeturina, kurse tek tjetri është tentuar që të hapet elektronika.
Projekti i trotinetëve elektrikë u promovua me datë 12 të muajit maj. Mbi 500 trotinetë elektrik të këtillë qytetarët mund t’i gjejnë në 19 lokacione të ndryshme në Shkup. Një minutë vozitje me këto lloje të trotinetëve kushton 9 denarë. Trotinetin mund të rezervohet edhe nëpërmjet telefonit duke kontrolluar shfrytëzuesi se ku ka më afër trotinet dhe aty e rezervon, gjë që kushton 3 denarë.
Gjatë promovimit u tha se në rast se trotinetet dëmtohen, shfrytëzuesi do të mbajë përgjegjësi dhe do të identifikohet sepse kur shkarkohet programin vijojnë edhe rregullat që duhet të respektojnë. Për këtë drejtori i Ndërmarrjes “Parkingjet”, Mihail Petrovski apeloi te qytetarët që të kenë kujdes gjatë shfrytëzimit të tyre.
“Dua të apeloj deri te qytetarët e Shkupit për shfrytëzim të përgjegjshëm të trotineteve elektrik dhe stacioneve të vendosura. Aq më shumë që i ruajmë dhe aq më shumë që kujdesemi, aq më gjatë do t’i kemi. Me këtë do të kemi edhe transport më të lehtë dhe të mirë të qytetit”- deklaroi Mihail Petrovski, drejtor i NP “Parkingjet e Qytetit”.