Dëmtohet Mirlind Daku – GazetaBlic

Picture of INA
INA

11/02/2025

Ngarkesa është e madhe dhe lodhja kthehet në avari. Futbolli është kthyer në një punë tepër të lodhshme edhe pse mjaft të paguar, dhe i lënduari i radhës e ka emrin Mirlind Daku.

Siç njoftojnë mediat ruse dhe ato nga Kazani, sulmuesi I kombëtares u detyrua të dilte nga fusha në minutat e fundit të ndeshjes përgatitore që Rubini e luajti në Antalia ndaj ekipit nga Azerbajxhani, Nefçi Baku.

Azerët fituan 1-0, por rezultati nuk pati shumë rëndësi sepse vazhdon faza stërvitore dimërore, ndërsa shqetësimi më I madh është për Dakun.

Trajneri Rahimov ka deklaruar se lojtari ka ndryshuar kyçin e këmbës, pra kaviljen, dhe se shkalla e dëmtimit do të mësohet pas vizitave mjekësore.

Këto kohë ka pasur disa lëndime të futbollistëve kuqezinj si Ismajli apo Hysaj, e më pak Mitaj e Gjimshiti. Shpresohet që Daku të mos ketë probleme serioze dhe të kthehet sa më parë në fushë.

Lloji I dëmtimit vështirë se mund ta mbajë gjatë jashtë fushe, pra ai mund të jetë gati për ndeshjet e kombëtares në 10-ditëshin e fundit të marsit për eliminatoret e Kupës së Botës.

Po ashtu, shpresohet të jetë në gjendje të rinisë Premier Ligën ruse me Rubinin, me ndeshjen e parë në 1 mars në Grozni. Daku është sulmuesi më I mirë I ekipit me 9 gola e 5 asistë, I treti realizues më i mirë i kampionatit.

TË FUNDIT

Mustafa Imeri, drejtor i Filharmonisë së Maqedonisë së Veriut

Arrestohet gruaja dhe vajza e pronarit të diskotekës “Puls” në Koçan

Publikohet video, ja çfarë ndodhi mes Eglit dhe Gjestit kur ikën dritat në suitë

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut përfitojnë fondet e para nga Plani i Rritjes i BE-së

Gjesti-Eglit: Simptomat e tua më futën në depresion

Dodik largohet nga Bosnje dhe Hercegovina, policia kufitare po heton sesi u largua

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË