Dëmtohet Robert Levandovski, një muaj jashtë fushës

ina-online
ina-online

05/10/2023

Robert Levandovski ka dalë nga fusha e lojës i dëmtuar në ndeshjen me Porton në Ligën e Kampioneve, kjo në mbrëmjen e së mërkurës. Gjithçka ka ardhur nga një ndrydhje e kaviljes së majtë, sikurse është konfirmuar gjatë së enjte nga klubi katalanas, dhe në këtë situatë mund të humbasë disa ndeshje të rëndësishme me Barcelonë. Përfshirë këtu dhe Klasiken me Real Madrid më 28 tetor.

Barcelona nuk e ka saktësuar zgjatjen e mungesës së sulmuesit të saj polak, por Levandovski mund të mos jetë i gatshëm për një muaj, kjo sipas medieve spanjolle. E sigurtë që do të humbasë ndeshjen e së dielës në La Liga ndaj Granadas, por mbi të gjitha ndeshjen e 28 tetorit me Real Madrid e gjithashtu nuk do të mund t’i përgjigjet thirrjes së kombëtares së Polonisë për ndeshjet e radhës kualifikuese “Euro 2024”, ndërsa polakët më 12 tetor do të luajnë në transfertë ndaj Ishujve Faroe dhe më 15 tetor presin Moldavinë.

Ish-sulmuesi i Bajern Mynih është zëvendësuar në të 34’ nga Ferran Torres, që shënoi golin e fitores ndaj Portos. Dhe dëmtimi ka ardhur pas përplasjes me mbrojtësin portugez David Karmo.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Bundesliga

Klubi i Bundesligës rinovon me trajnerin

mourinho

Mourinho: Nuk i kuptoj, i paralajmërova lojtarët

Bellingam Real Barca

​Gjërat që Bellingham ka arritur te Reali për 177 ditë janë të çmendura

mourinho

Mourinho shpërthen kundër lojtarëve të Romës: S’ka faj Guardiola që ua jep shkelmin lojtarëve

Ronaldo Al Nassr

​Ronaldo mund të gjobitet me një miliard dollarë

galatasaray

United dhe Arsenal në ‘luftë’ për yllin e Galatasaray-t

ballistet

“Ballistëve” u ndalohet të marrin pjesë në ndeshjen me KF “Shkupin”

franca-fitore-

Indeksi i UEFA-s/ Holanda në “luftë” me Francën, për vendin e pestë…

paolo Mladini

Paolo Maldini, shumë i ashpër ndaj kuqezinjve: “Milani nuk ka më ideale. Dua respekt për historinë e tij”

INFO

NA NDIQ