Dënimi me 20% të pagës për gjykatësin që e shpëtoi Mijallkovin betonon mungesën e besimit në gjyqësi!

Picture of INA
INA

30/11/2023

Kur gjyqësia bënë veprime për të dëshmuar se është gjallë, ato lëvizje cilësohen si skandaloze dhe qesharake nga qytetarët. Së fundmi, Këshilli Gjyqësor ka shqyrtuar procedurën disiplinore kundër gjykatësit në Apel, Enver Bexheti i cili me ruajtjen e lëndëve gjyqësore në sirtar ndihmoi që ish drejtorit të policisë sekrete Sasho Mijallkov t’i rigjykohet rasti dhe t’i shpëton burgut. Në vendimin e Këshillit potencohet se ndaj një gjykatësi në Gjykatën e Apelit është shqiptuar masë disiplinore, përkatësisht zvogëlim i rrogës për 20% në gjashtë muajt e ardhshëm. Megjithëse identiteti i tij nuk bëhet i ditur deri në vendimin e plotfuqishëm, Alsat mëson se masa në fjalë është shqiptuar ndaj gjykatësit Enver Bexheti. E kjo pastaj në opinion u komentua me një dozë dëshpërimi duke e cilësuar këtë masë si qesharake pasi për gjykatësin në fjalë pretendohej se nuk ka jetuar nga paga, shkruan Zhurnal.

“Gjykatat edhe kur dhanë shenja jete dëshmuan se gjatë kohë janë e do të mbeten të vdekura”

Këshilli Gjyqësor javën që lamë pas ka shqyrtuar procedurën disiplinore kundër gjykatësit në Apel, Enver Bexheti i cili me ruajtjen e lëndëve gjyqësore në sirtar ndihmoi që ish drejtorit të policisë sekrete Sasho Mijallkov t’i rigjykohet rasti dhe t’i shpëton burgut.

Në vendimin e Këshillit potencohet se ndaj një gjykatësi në Gjykatën e Apelit është shqiptuar masë disiplinore, përkatësisht zvogëlim i rrogës për 20% në gjashtë muajt e ardhshëm. Megjithëse identiteti i tij nuk bëhet i ditur deri në vendimin e plotfuqishëm, Alsat mëson se masa në fjalë është shqiptuar ndaj gjykatësit Enver Bexheti.

Vendimi i Këshillit Gjyqësor apo thënë ndryshe mos shkarkimi nga pozita e gjykatësit i mundëson Bexhetit vazhdimin e ëndrrës për të t’u sistemuar në Gjykatën Supreme. Për veprimet e tij dhe kolegëve gjykatës në Apel kishte reaguar edhe Ambasadorja amerikane në vend, Angela Price Aggeler. Ajo përmes një letre i ishte adresuar të gjitha institucioneve relevante në vend duke i shprehur zhgënjimin për investimet e SHBA-ve në sundim të ligjit dhe mungesën e rezultateve konkrete në këtë drejtim. Ndaj vendimit të Këshillit Gjyqësor, Bexheti ka të drejtën e ankesës pranë Gjykatës Supreme.

E me këtë vendim të Këshillit Gjyqësor ka ironizuar Arben Fetai nga IPP –

Qytetarë të shumtë kanë reaguar dhe kanë shprehur shqetësimin e tyre që lidhet me këtë vendim që është më shumë se qesharak. Sepse, një gjyqtar që shpëton qëllimisht e me vetëdije personin që ka zhvatur dhe keqpërdorur buxhetin e shtetit t’i jepet masë ndëshkimi e kësaj forme është idioteske. Në vrazhdën e reagime të shumta ka qenë edhe reagimi i Fetait me një dozë satire dhe ironie duke komentuar këtë vendim.

“Gjyqtarin e Mijallkovit, Enver Bexhetin e paskan dënuar me 20% shkurtim rroge për 6 muaj pasi që qëllimshëm i ka vjetërsuar lëndët e shefit. Unë besoj se është dashur me ia thirr edhe prindin e jo me lënë me kaluar kaq lehtë pisin. Përndryshe, gjyqtarët e këtij lloji moti kohë nuk jetojnë nga rroga”, ka shkruar Arben Feta, drejtor i Institutit për Politika Publike në rrjetin e tij facebook.

Pra, ky vendim në fakt shpërfaq edhe pasqyrën reale e të vërtetë të asaj se ku ndodhet gjyqësori në vendin tonë. Prandaj, kur dalin shifrat e anketave të ndryshme se gjyqësorit nuk i besojnë as vetë gjykatësit nuk duhet habitur. Në fakt tani më gjyqësori ka rënë në humnerë dhe e ka tejet të vështirë për tu rikthyer aty ku e ka vendin. Si vendi ku qytetarët gjejnë shpëtim dhe mbrojtje.

Gjyqësori në RMV në fokus të ambasadës amerikane në Shkup –

Ndërhyrja e personave privatë apo zyrtarëve publikë në proceset gjyqësore nuk duhet të tolerohet nga ata në gjyqësor, nga qeveria apo nga njerëzit e këtij vendi. Ndikimi i jashtëm minon besimin e publikut në institucionet dhe zyrtarët e vendit. Drejtësia duhet të jetë transparente, qytetarët e këtij vendi nuk meritojnë asgjë më pak, thuhet në përgjigjen me shkrim të ambasadores së SHBA-së, Angela Aggeler, ndaj kërkesës së televizionit “Sitel” në lidhje me informacionin e publikuar dy ditë më parë se “Ambasadorja Aggeler ka vizituar Gjykatën e Lartë me kërkesë të gjyqtarëve që ishin nën presion të ashpër të qeverisë dhe kërkuan mbrojtje nga revanshizmi politik”.

Ndryshe, problem tjetër serioz dhe shqetësues që kontribuon në ndërhyrje në proceset gjyqësore dhe ulje të besimit në gjyqësi është edhe nepotizmi. Emërimet e përzgjedhjet në gjyqësorë kanë një traditë të kamotshme që bëhen me ndikime partiake apo familjare, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka vërejtje për mënyrën se si është zgjedhur personi i parë në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka deklaruar kryetarja e antikorrupsionit, Biljana Ivanovska, duke theksuar se në opinion dolën fotot publike të kreut të ri të Prokurorisë, Islam Abazi me njerëzit e parë të BDI-së, lë hapësirë ​​për të besuar se “ka pasur ndikim”.

Vetëm 2 për qind e të anketuarve i besojnë plotësisht gjyqësorit, kjo sipas anketës së fundit që IRI. Anketat e mëhershme tregonin se 8 për qind e qytetarëve të anketuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut i besonin tërësisht gjyqësorit, për një vit ky besim ka shënuar ulje drastike. Në anketën në fjalë dukshëm është ulur besimi edhe në Prokurori, Polici, Sistemin shëndetësor, punën e Qeverisë, Arsimin.

Kjo tregon që besimi në gjyqësi dhe institucionet e drejtësisë është shqetësues se është shumë i ulët, e më shqetësuese se kaq është fakti se besimi nuk shkon në rritje vetëm në ulje e sipër. E kjo është dëshmuar që brenda vitit nga 8% ka rënë në 4%, e nuk dihet vitin e ardhshëm kjo përqindje ku do përfundojë.

Prandaj, për të ecur para Maqedonia e Veriut është e detyruar që krahas gjitha reformave tjera të bëj edhe reformat e duhura dhe shumë të nevojshme në sektorin e gjyqësisë, fillimisht duke e departizuar pastaj duke e lejuar që të funksionojë pa presione politike, në mënyrë që të ketë kuptim të plotë si pushtet korrigjues.

TË FUNDIT
2 orë
Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri (VIDEO)
2 orë
Salihu mbështetje nga bashkëatdhetarët në Padova
4 orë
VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive
5 orë
Gashi për bisedimet me VMRO-në për qeveri: Bukur mirë, në rrugë të mbarë
6 orë
Kurti priti krerët e koalicionit VLEN, i uroi për fitoren dhe rezultatin zgjedhor

ME TE LEXUARA

6 orë
Kurti priti krerët e koalicionit VLEN, i uroi për fitoren dhe rezultatin zgjedhor
5 orë
Gashi për bisedimet me VMRO-në për qeveri: Bukur mirë, në rrugë të mbarë
1 ditë
Rivotim në Zhelinë, Gjykata vendosi, VLEN: Drejtësia fitoi
4 orë
VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive
16 orë
Paradite mot me diell dhe i ngrohtë, pasdite në disa pjesë të Maqedonisë së Veriut pritet shi dhe bubullima
2 orë
Salihu mbështetje nga bashkëatdhetarët në Padova
12 orë
Zyrtari i policisë së Maqedonisë kapet duke marrë 12 mijë euro ryshfet
2 orë
Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri (VIDEO)
11 orë
Micotakis për ERT: Do të krijoni probleme – RMV është edhe për përdorim të brendshëm!

LEXO MË SHUMË

Arben Taravari

Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri (VIDEO)

IMG_2207

Salihu mbështetje nga bashkëatdhetarët në Padova

vlen gashi kasami mexhiti taravari

VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive

Screenshot-31

Gashi për bisedimet me VMRO-në për qeveri: Bukur mirë, në rrugë të mbarë

IMG_2195

Kurti priti krerët e koalicionit VLEN, i uroi për fitoren dhe rezultatin zgjedhor

Gordana Siljanovska Davkova

Presidentja e sapozgjedhur nisi me zgjedhjen e stafit, sa kuadro shqiptare do jenë?!

Screenshot_2024-05-18-15-32-20-219_com.android.chrome-edit

Fronti Europian mund t’i humbë dy deputetë? Ahmeti: I dimë në detaje marrëveshjet në podrumet e kuqe

IMG_2192

Deputetja shqiptare do ta udhëheq seancën konstituive të përbërjes së re parlamentare

Aksidenti-600x360

Aksident në Kërçovë, 5 të lënduar

INFO

NA NDIQ