Ankohet Gruevski se u dënua shumë

Ish-kryeministri Nikola Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, janë shpallur fajtorë në rastin e TNT për rrënimin e kompleksit “Kosmos” të bizmesmenit Fiat Canoski. Gruevski, i cili prej disa vitesh është në arrati në Budapest, për këtë rast u dënua me 9 vite burg, Janakieski me 3 vite, në të cilin llogaritet edhe periudha e kaluar në paraburgim.

I akuzuari i tretë Trajkovski është dënuar me 4 vjet burg. Inspektorja Najdovska, e cila atë kohë punonte në komunë, është dënuar me 4 vjet burg. Të dyshuarit tjerë, të cilët në atë kohë ishin të punësuar në komunën e Gazi Babës, janë shpallur të pafajshëm.