Dënohen dy sulmuesit e Selës, por ja sa burg do mbajnë, duke ia llogaritur paraburgimin/FOTO

0

Në Gjykatën Penale sapo është shpallur vendimi për dy të akuzuarit ndaj dhunës së ushtruar kundrejt deputetit Sela, masë ku në seancën e fundit lënda e tyre u rikualifikua nga ‘tentim vrasje’ në ‘ushtrim dhune’. Gjykata dënoi me 1 vit e dy muaj burg të akuzuarin Ceo Georgievskin ndërsa Stojan Pavllevski mori një dënim më të madh, plot 3 vite burg. Pavllevski kundërshtoi vendimin duke vlerësuar se dënimi i tij është shumë i lartë për veprën në të cilën akuzohet, prandaj dhe priste një dënim më të butë. Por, gjykatësja Sllavica Andreevska u justifikua se i pandehuri Stojan Pavllevski ka qenë i pari që ka hyrë në sallën e konferencave dhe që ka sulmuar fizikisht, prandaj meriton një dënim me të lartë se i dënuari tjetër Ceo Georgievskin.

Sot shpallet vendimi për sulmuesit e Selës

Në Gjykatën penale sot do të shpallet vendimi për dy të akuzuarit për dhunë dhe sulm ndaj deputetit Zijadin Sela në Kuvendin e Maqedonisë me 27 prill të vitit të kaluar. Ndërkaq, të akuzuarit Cejo Gjorgjievski dhe Stojan Pavllovski tani më e pranuan fajin për dhunën në Kuvend me 27 prill të vitit të kaluar.

“E pranoj fajin, sipas videos nuk mund të them se jam i pafajshëm. Kjo ka ndodhur për shkak nervozes dhe agresivitetit…”, tha Pavllevski në seancën gjyqësore.

Për dy të akuzuar vepra” tentativë për vrasje” u rikualifikua në “dhunë”. Ato të gjykohen në procedurë të veçuar nga shtatë të akuzuarit tjerë që ndiqen për tentativvë vrasje ndaj Ziadin Selës.

Komentet

komentet