Dënohet me 2 mijë euro gjobë mërgimtari që kanosi deputetin Avdullah Hoti

Picture of INA
INA

08/08/2023

Pas aprovimit të marrëveshjes për pranim fajësie, Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me 2 mijë euro gjobë të akuzuarin Reshat Sadiku, mërgimtar me banim në Gjermani, i akuzuar për kanosjen e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Sadiku, u shpall të martën nga gjykatësi Driton Berisha, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, sipas aktgjykimit ndaj të akuzuarit u shqiptua dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 muajve, mirëpo me pëlqimin e të njëjtit dënimi me burgim iu zëvendësua me dënim me gjobë në shumë prej 2 mijë euro.

Dënimin më gjobë i akuzuari obligohet që ta paguajë në dy këste në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Sipas aktgjykimit, nëse i akuzuari nuk dëshiron apo nuk mund ta paguajë dënimin e shqiptuar me gjobë, gjykata dënimin me gjobë ia zëvendëson më dënim me burgim, dukë iu llogaritur shuma prej 20 euro për një ditë burgimi.

I njëjti obligohet që të paguajë edhe shpenzimet procedurale aq sa do të llogaritën nga gjykata, si dhe shumën prej 20 euro për paushallin gjyqësorë, e 20 euro tjera për fondin e kompensimit te viktimave të krimit.

I dëmtuari në këtë rast deputeti Abdullah Hoti nuk ka parashtruar kërkesë pasurore-juridike.

Ndërsa, palët e pakënaqura kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese brenda afatit prej 30 ditësh në gjykatën e shkallës së dytë.Paraprakisht, në sesionin e paraditës, gjykata aprovoi marrëveshjen për pranim fajësie që i akuzuari Sadiku e ka arritur me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Ndërsa, i akuzuari i kërkoi falje publike të dëmtuarit Hoti.“Për shkak se edhe vetë kam pasur kanosje, internetin nuk e përdori shumë edhe nuk e kam fshi komentin. Për kanosjen, kërkoj falje publike me gjithë zemër, nëse ka diçka për ndihmë nga ana ime, jam i gatshëm. Kërkoj falje…”, tha ai.

TË FUNDIT
8 orë
Anketa e NDI në Kosovë: VV prinë, por ja si radhiten partitë e tjera
8 orë
Server: Nuk zbutet Vuçiqi që ka pasur mentor Millosheviçin/ Ja pse përmend “Serbinë e madhe”
16 orë
Walker: Kosova është storie e suksesit për arritjet gjatë 25 vjetëve liri
19 orë
Bislimi raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane
19 orë
Hovenier: SHBA është krenare për rolin e rëndësishëm që luajti në Kosovë

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

partite kosove

Anketa e NDI në Kosovë: VV prinë, por ja si radhiten partitë e tjera

server

Server: Nuk zbutet Vuçiqi që ka pasur mentor Millosheviçin/ Ja pse përmend “Serbinë e madhe”

william walker uoker kurti

Walker: Kosova është storie e suksesit për arritjet gjatë 25 vjetëve liri

besnik bislimi

Bislimi raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane

Hovenier

Hovenier: SHBA është krenare për rolin e rëndësishëm që luajti në Kosovë

william walker uoker kurti

Walker: Jam këtu për të festuar me të gjithë shqiptarët e komunitetet tjera

rifat1

Rifat Jashari: Është derdhur shumë gjak për liri – dhimbje s’ka, veç krenari

Presidentja-Vjosa-Osmani-dhe-homogu-i-saj-nga-Shqiperia-Bajram-Begaj

“Kosova dhe Shqipëria, bashkë në ditë të vështira e në ditë të mira”

ushtari kfor

“Kjo ndryshoi jetën time” – ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vite më parë

INFO

NA NDIQ