Depresioni dhe ankthi gjithnjë e më të përhapur tek të rinjtë në Maqedoni

Iliria News Agency
Iliria News Agency

04/05/2023

Pandemia ka lënë pasoja serioze mbi shëndetin e të rinjve në RMV. Izolimi i gjatë social, mbyllja e shkollave, ndërprerja e rutinës ditore, pasiguria, shqetësimi për shëndetin dhe mirëqenien e familjarëve, pasqyrohen mbi shëndetin mendor të adoleshentëve. Gjithnjë e më i madh është numri i të rinjve që ankohen për depresion dhe ankth.

Këtë e tregojnë studimet për shëndetin mendor të të rinjve, të realizuar nga UNICEF dhe Klinika Universitare për Psikiatri, prezantimi i të cilave u bë në Shkup.

Çdo i treti adoleshent në hulumtim ka deklaruar se ka simptoma të depresionit pas pandemisë, ndërsa 42% janë deklaruar se kanë përjetuar simptoma serioze të ankthit. Më shumë se gjysma e të anketuarve kanë pasur probleme, por nuk kanë kërkuar ndihmë.

Gjashtë herë më shumë ka gjasa që vajzat të raportojnë simptoma të depresionit në krahasim me djemtë.

Studimet tregojnë se më shumë se 54% e nënave të reja, të cilat kanë paraqitur simptoma serioze të depresionit, nuk arrijnë të vendosin lidhje emocionale me foshnjat e tyre, që është faktor kryesor për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës, por po ashtu edhe për shëndetin mendor të vet nënës.

Hulumtimi, rezultatet e të cilit u prezantuan dje, është realizuar në mesin e vitit 2022.

Autoritetet tregojnë se duhet forcim sistematik i mbështetjes së shëndetit mendor për fëmijët dhe familjet e tyre, rritje e investimeve në shëndetin mendor dhe shërbimet e mbështetjes psiko-sociale, qasje e përshtatshme për shëndetin mendor në shkolla dhe në komunitet dhe ndryshim në diskursin publik, për të reduktuar stigmën lidhur me shëndetin mendor.

Shëndeti mendor është një çështje globale. Mbi 1 miliard njerëz, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), përjetojnë probleme të shëndetit mendor, ndërsa UNICEF vlerëson se 1 në 7 fëmijë dhe të rinj në mbarë botën kanë një lloj problemi të shëndetit mendor.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kredite denar

ESHS: Paga mesatare për muajin shkurt ka shënuar rritje për 16.5 për qind

aleksandar dashtevski kshz

Dashtevski: Në vendvotimet ku kishte ndërprerje në Kumanovë, nuk do përsëritet votimi

BDI deputetet Kuvend ali ahmeti

Po të mbaheshin dje zgjedhjet parlamentare, sa mandate do të fitonin partitë dhe si do të koaliciononin?

Bekim Qoku

Qoku: Mirënjohje për aktivistët që luftuan kundër bandave kriminale për të arritur një rezultat fantastik

inbound3511059458183429197

Kthesa e madhe e Francës, si ka ndryshuar qëndrimi ndaj Kosovës ndër vite

inbound8577824835771881161

OKB: Rreth 282 milionë njerëz në mbarë botën vuajtën nga uria akute në 2023

inbound7083345521392950664

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

inbound1833009466689563103

Kontrabanda/ Policia kap sasi të madhe të duhanit afër Vitisë

statistika menaxhim ekonomi biznes

A do t’i përmbushin partitë premtimet për ekonominë?

INFO

NA NDIQ