Depresioni pas lindjes, një kurë e thjeshtë që nuk e keni ditur

INA
INA

26/01/2024

Këndimi me zë të lartë është një kurë mjaft e mirë për të gjitha nënat që vuajnë nga depresioni i paslindjes. Ky është rezultati i një studimi të fundit publikuar në britaniken ‘Journal of Psychiatry’

Shkencëtarët studiuan 134 nëna të reja nga e gjithë bota duke i grupuar në tri grupe të ndryshme.

Njëri grup ishte pjesë e këngëve, një tjetër ishte pjesë e lojërave kreative dhe grupi i tretë bënte çdo gjë si në përditshmëri, ku nënat e reja mbështeteshin nga familja, merrnin qetësues për depresionin pas lindjes ose bëheshin pjesë e seancave të ndryshme trajnimi me beben.

Pas një vëzhgimi të gjatë, shkencëtarët zbuluan se nënat që këndojnë ose krijojnë këngë për foshnjat e tyre kurohen më shpejt nga depresioni pas lindjes krahasuar me nënat e grupeve të tjera të përfshira në këtë studim.

Të gjitha grupet u bënë pjesë e studimit gjatë 10 javëve, por në gjashtë javët e para grupi i këngëve tregoi një rënie mesatare prej 35 për qind të simptomave depresive.

Autori kryesor i studimit, Daisy Fancourt, nga Universiteti i Londrës, tha se të kënduarit është një tjetër terapi e dobishme për t’u ofruar nënave të reja që vuajnë nga depresioni pas lindjes.

“Këto rezultate janë me të vërtetë interesante, sepse sugjerojnë diçka shumë të thjeshtë si kurë që u referohet nënave të reja”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ushqim2-707x383-600x360

Ushqimet që duhet me patjetër t’i shmangni në mëngjes, paralajmëron gastroenterologu

pem

Mbron zemrën dhe trurin: Ky është fruti më i shëndetshëm që mund të hani, sipas dietologëve

marramendje semurje vjellje

Ndjeni marramendje? Këtu janë arsyet e mundshme pse bota rrotullohet rreth teje

QUMSHT

Të mirat shëndetësore që vijnë nga produktet e qumështit

Turshia-Receta-Kuzhine

Përfitimet shëndetësore nga lëngu i turshive

Syri syte

Sekreti pas dridhjes së pavullnetshme të syrit

Arra

3 arsye të forta përse duhet të hani më shumë arra

vitamina-D

Dhimbjet që ju shkaktohen si pasojë e mungesës së vitaminës D

fruthi

ISHP: Gjithsej 903 persona me linë e dhenve në janar

INFO

NA NDIQ