Tre deputetë të Nismas i bashkohen Vetëvendosjes? – Flasin nga partia e Limajt

Picture of Ina Online
Ina Online

31/03/2025

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Vesel Krasniqi, ka hedhur poshtë raportimet në media që sugjeronin se tre deputetët e Nismës do të votojnë pro formimit të Qeverisë Kurti, por pa u përfshirë në koalicionin qeverisës, shkruan Insajderi.

Krasniqi e ka quajtur këtë informacion spekulime dhe ka sqaruar se për momentin “s’ka asnjë lëvizje” nga ana e partisë.

Ai shtoi se Nisma mbetet e përkushtuar në deklaratat e mëhershme të kryetarit të partisë, Fatmir Limaj, i cili pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, në paraqitjen e tij të parë dhe të vetme publike, refuzoi të vendosë “vija të kuqe” për Lëvizjen Vetëvendosje, duke shprehur gatishmërinë për diskutime për çështje me rëndësi nacionale.

Përkundër këtij qëndrimi, Nisma Socialdemokrate ka zhvilluar takime me liderët e partive opozitare (PDK, LDK dhe AAK) për mundësinë e formimit të një qeverie nga këto parti.

“Ne jemi në deklarimet e zotëri Limajt, nuk kemi asnjë lëvizje për momentin. Këto [raportimet] janë spekulime,” tha Krasniqi për KP, përcjell Insajderi.

Nisma Socialdemokrate do të ketë tre deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit ka garuar në koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet përfundimtare të enjten më 27 mars dhe bazuar në to LVV-ja ka fituar 48 ulëse, PDK-ja e dyta me 24 ulëse, LDK-ja 20 dhe koalicioni AAK-Nisma 8 ulëse.

TË FUNDIT

Sondazh i News24, si do të votojnë shqiptarët më 11 maj!

Gjesti bënë paraqitjen më interesante pas daljes nga shtëpia, me lule në kokë

Ja çfarë ndodhi me taksistin që u ngjit mbi veturë për ta penguar “merimangën

Trupat amerikane a po largohen nga Kosova, ja çka thotë zëvendës-shefja e NATO-s, Sheqerinska

“Jam ndjerë i ofenduar”/ G Bani: Danja, një provinciale që donte të bëhej qytetare

Ndahen Egli dhe Gjesti, e bëjnë publike?

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË