Deputetët do ta shqyrtojnë nevojën për miratim të ndryshimeve të Ligjit për planifikim urbanistik, si dhe ligje të tjera në lexim të parë

Picture of INA
INA

12/08/2024

– Kuvendi sot do ta fillojë mbledhjen e 12-të në të cilën në rend dite janë 34 pika, mes të cilave edhe ribalanci i Buxhetit dhe Propozimi i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për planifikim urbanistik, me procedurë të shkurtuar.

Deputetët nga E Majta paralajmëruan se do të kërkojnë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për planifikim urbanistik, me procedurë të shkurtuar, të tërhiqet dhe për të të organozohet debat publik. Reagim për ligjitn gjatë periudhëssë kaluar pati edhe nga Nisma O2.

Në ueb-faqen e Kuvendit në rendin e propozuar të ditës është cekur se është tërhequr Propozim-ligji për ndryshim dhe pltoësim të Ligjit për ekzekutim të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, me procedurë të shkurtuar, ndërsa deputetët do ta shqyrtojnë Propozim-llogarinë përfundimtare të Buxhetot të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023.

Në rendin e ditës së propozuar në mbledhjen e 12-të plenare janëe dhe Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese dhe Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për mbrojtje nga rrezatimi jonizues dhe siguria nga radiacioni, që të dy në lexim të parë.

Në lexim të parë janë edhe Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për fertilizimin e ndihmuar biomjekësor, Propozim-ligji për ndryshim të ligjit për ndërprerje të shtatzënisë, Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për evidencat në sferën e shëndetësisë, Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për ndalesë të zhvillimit, prodhimit, deponimit dhe përdorimit të armëve kimike, Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për siguri në furnizimin me gjak, Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për shëdnetin mendor, Propozim-ligji për ndryshim të ligjit për përsosje të vazhdueshme profesonale të mjekëve, Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për sigurim vullnetar shëndetësor, Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shoqatat tregtare, Propozim-ligji për ndryshim të ligjit për menaxhim me rrjedhat plotësuese të mbetirinave, Propozim-ligji për shpallje të anulimit të akteve juridike, veprimeve, masave dhe pasojave juridike nga procedurat për lustracion, si dhe Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për dekorim dhe mirënjohje të Republikës së Maqedonisë. Pjesa më e madhe e këtyre ligjeve janë propozuar me qëllim të harmonizimit me Ligjin për kundërvajtje.

Në rend dite të mbledhjes së 12-të janëe dhe disa propozim ndryshime dhe plotësime të ligjeve nga fisha e kulturës, komunikacionit, pyjeve, gjuetisë, sportit,…, të cilat duhet të sillen me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim-plani hapësimor i Parkut nacional Pelister 2016-2030.

Kuvendi duhet t’i shqyrtojë edhe propozim-ligjet për shpallje të Kanjonit të Matkës dhe Liqenit të Ohrit për përmendore të natyrës, si dhe të “Studençishko Bllato” për Çark të natyrës.

TË FUNDIT
47 minuta
Murtezani: Tani është momenti i shkëlqyer për të ecur shpejt drejt BE-së
4 orë
Debat për të rinjtë dhe politikën, “Sistemi, shpërnguli të rinjtë nga RMV”
4 orë
Blerant Ramadani: VLEN po përballet me gabimet dhe dështimet e BDI-së, do të avancojmë shumë çështje në interes të shqiptarëve
4 orë
Mbledhjet e përgjithshme të Gjykatës supreme do të jenë publike
4 orë
VMRO akuzon Lupço Nikollovskin se harxhoi rreth 980 mijë denarë për dreka dhe darka

ME TE LEXUARA

1 ditë
Ndryshimi i trasesë së rrugës Shkup-Bllacë, Rustemi: Nëse ndryshohet, puna nuk do të fillojë edhe 5 vjet
9 orë
Komuna e Gostivarit siguron 340 mijë euro për uljen e ndotjes së ajrit
2 ditë
Gjykata Kushtetuese në mbledhjen e sotme do të debatojë për “balancuesin”
1 ditë
Lloga: Maqedonia e Veriut po rrëshqet nga rruga evropiane në “Srpski Svet”
4 orë
Mbledhjet e përgjithshme të Gjykatës supreme do të jenë publike
1 ditë
Mickoski: Qiraja të cilën Lotaria i paguante kompanisë Hej, ishte trefish më e lartë nga ajo që përcakton tregu

LEXO MË SHUMË

orhan murtezani

Murtezani: Tani është momenti i shkëlqyer për të ecur shpejt drejt BE-së

shkupi sheshi

Debat për të rinjtë dhe politikën, “Sistemi, shpërnguli të rinjtë nga RMV”

blerand

Blerant Ramadani: VLEN po përballet me gabimet dhe dështimet e BDI-së, do të avancojmë shumë çështje në interes të shqiptarëve

gjykata kushtetuese

Mbledhjet e përgjithshme të Gjykatës supreme do të jenë publike

vmro

VMRO akuzon Lupço Nikollovskin se harxhoi rreth 980 mijë denarë për dreka dhe darka

Hristijan Mickoski

Mickoski: Më s‘mund të pranojmë ultimatume, nëse ka vullnet, ka edhe mënyrë

Arben-Taravari

Taravari: BDI, Levica dhe shoqata e Selës po e sulmojnë shtetin përmes Gjykatës Kushtetuese

izet mexhiti

Mexhiti: Balancuesi do të avancohet në ligj, shqiptarët do të fitojnë më tepër

TEC-Manastir-780x439

Emërohen drejtorë të rinj në termocentralet e Osllomejit dhe Manastirit

INFO

NA NDIQ