Deputetët e opozitës në Shqipëri përplasen me Gardën te hyrja e Parlamentit

INA
INA

04/12/2023

Disa nga deputetët e opozitës këtë të hënë të 4 dhjetorit në Shqipëri janë përplasur sërish me Gardën në ambientet e Kuvendit.

Kështu, ata kanë kundërshtuar kontrollin nga punonjësit e Gardës, duke u përplasur edhe fizikisht.

Deputeti demokrat Flamur Noka ka shtyrë njërin prej tyre.

Gardisti nuk lejoi Nokën që të futej duke i thënë se ka flakadan në xhep, ndërsa deputeti e ka ofenduar.

Edhe Gazment Bardhi ka kërkuar që të mos preken me dorë. Ndërkaq sot pritet seanca plenare, e cila vjen pas javës së gjelbër.

Prej javësh në Kuvend nuk po zhvillohen seanca normale plenare për shkak të kaosit që shkakton një pjesë e opozitës.

Këta të fundit pritet që edhe seancën e sotme ta sabotojnë sërish, pasi kanë paralajmëruar kaos deri në ngritjen e komisioneve hetimore të kërkuara. Por, nga ana tjetër PS kërkon të ndryshojë ligjin për komisionet hetimore.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shpetim idrizi

Idrizi: Ka biznesmenë që mburren se fituan 300 mln euro në Shqipërinë e varfër

komuniteti mysliman në shqipëri

Sot zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman shqiptar, ja kush janë 3 kandidatët! (FOTO)

berisha rama meta

Sondazhi: Cili nga politikanët është më i ndershëm? Rama, Berisha, Basha apo Meta!

azerbejxhan

Hiqen vizat mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit

bajraktar-dron

Dronët Bayraktar mbërrijnë në Shqipëri

Albin Kurti Shkup

Kurti merr pjesë vetëm virtualisht në Samitin e Tiranës

vjosa Osmani

Osmani: Momenti i njohjes së Kosovës do të vjen së bashku me fitoren e Ukrainës

Rama Zelenski

A do bisedoni me Zelenskyn për njohjen e Kosovës? Përgjigjet kryeministri Rama

rama zelenski

Zelensky nderon me dekoratën më të lartë Ramën, nënshkruhen marrëveshjet e miqësisë

INFO

NA NDIQ