Deputetët e PD i vunë zjarrin karrigeve në Kuvend, reagon Edi Rama: Ne mbjellim, ata shkulin e djegin!

Picture of ina-online
ina-online

30/09/2024

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e shkaktuar në Kuvend në seancën e sotme plenare, ku deputetët e PD i vunë flakën karrigeve, pasi i nxorën në ambientet e jashtme të Parlamentit.Teksa ishte duke folur në takimin për “Deputeti që duam”, ai tha: Duke ardhur këtu më çoi dikush këtë fotografi… ky është një zjarr i ndezur me karriget e deputetëve të zgjedhur për t’u ulur dhe përfaqësuar ata që i çojnë atje, në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate.

Më tej Rama tha se “politika ka fuqi si të mbjellë ashtu edhe të shfarosë”.

“Besoj mes këtyre dy pamjeve, kuptohet jo absolute por relative, qëndron dhe ndarja sot këtu midis nesh, ne që përpiqemi të shërojmë, mbjellim… dhe atyre që shkatërrojnë, shkulin, djegin”, tha Rama.

Deputetë të opozitës në Shqipëri djegin ulëset, pas dënimit të deputetit të PD-së

Deputetë të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë nxorrën jashtë sallës karriget e tyre dhe u vunë flakën. Ky veprim erdhi pasi Partia opozitare Demokratike vendosi se, pas dënimit të deputetit Ervin Salianji, nuk do të mbajë marrëdhënie normale me qeverinë e drejtuar nga Partia Socialiste.

Në fillim të seancës, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, njoftoi ndërprerjen e mandatit për deputetin Ervin Salianji, pas dënimit nga Gjykata e Apelit me një një vit burgim për akuzën “kallëzim i rremë”.

Apeli la në fuqi vendimin që kishte dhënë Gjykata e Shkallës së Parë, për rastin e një audio-përgjimi, ku pretendohej se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në trafikim droge.

Sipas prokurorisë, biseda ishte e sajuar dhe Salianji ishte përfshirë në “krijimin e provave të rreme për të dëmtuar politikisht ministrin Fatmir Xhafaj”.

Pas këtij njoftimi, deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe më pas i nxorrën karriget e tyre para objektit të Kuvendit, ku u vunë flakën.

Të pyetur nga gazetarët nëse ky veprim nënkupton djegien e mandateve, kreu i grupit të deputetëve të PD-së, Gazmend Bardhi, tha se kjo nuk do të ndodhë.

“Rama ka djegur parlamentin, ndërsa ne dorëzojmë karriget tona dhe i djegim. Djegien e mandateve e bëri kush e bëri dhe ishte shmangie nga beteja. Ne nuk shmangemi nga beteja, do na kenë përballë në çdo moment që tentojnë t’i mbyllin gojën opozitës,” tha ai.

Pas djegies së karrigeve, deputetët e opozitës u kthyen sërish në sallën e Kuvendit dhe mbajtën të bllokuar foltoren. Seanca fillimisht u ndërpre dhe më pas u mbyll.

“Ne nuk e pranojmë planin ogurzi për eliminimin e opozitës që ka nisur me arrestimin e Berishës dhe me burgosjen e Salianjit”, tha Arben Gjekmarkaj, nënkryetar i Kuvendit, deputet i PD-së, duke paralajmëruar një protestë.

Deputetët demokratë thanë se çdo seancë parlamentare do ta ketë të njëjtin përfundim.

Gjatë seancës të së hënës, Kuvendi njoftoi se për shkak të zbatimit të vendimit të formës së prerë ndaj zotit Salianji, mandati i deputetit do t’i kalojë personit në radhë në listat e Partisë Demokratike./REL

TË FUNDIT
1 orë
Qeveria përgatit letër për BE-në, opozita do të jep mbështetje për ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar
2 orë
Limani: Të rinjtë përfaqësojnë një grup kyç demografik në formësimin e së ardhmes së Evropës
2 orë
Siljanovska: S’do të lejojmë përplasje luftarake në tokën tonë! Ushtarët tanë mund të qëndrojnë krah për krah me kolegët e armatave më të fuqishme
3 orë
11 tërmete shkundin Serbinë, lëkundjet ndihen dhe në Kosovë
4 orë
Procesi i Berlinit hyn në vitin e 11-të

ME TE LEXUARA

13 orë
Lista e universiteteve më të mira në botë, ja kush prijnë
5 orë
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për ushqimin në FSK
1 ditë
6 miliardë euro, BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
4 orë
"Korridori 8" në Ballkan: Pengesë inatet e vjetra
1 ditë
BGNES: Beogradi thotë se eliminoi Korridorin 8 dhe po ndërtohet Korridori 10 Beograd-Shkup-Athinë

LEXO MË SHUMË

EU mK maqedonia-BE-flamuri

Qeveria përgatit letër për BE-në, opozita do të jep mbështetje për ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar

limani

Limani: Të rinjtë përfaqësojnë një grup kyç demografik në formësimin e së ardhmes së Evropës

gorde

Siljanovska: S’do të lejojmë përplasje luftarake në tokën tonë! Ushtarët tanë mund të qëndrojnë krah për krah me kolegët e armatave më të fuqishme

termet

11 tërmete shkundin Serbinë, lëkundjet ndihen dhe në Kosovë

te proces berlin

Procesi i Berlinit hyn në vitin e 11-të

uragani milton

Ndikimi historik i uraganit Milton në SHBA

korridori-8

“Korridori 8” në Ballkan: Pengesë inatet e vjetra

Kuvendi-Kosoves

Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për ushqimin në FSK

IMG_9215

Lista e universiteteve më të mira në botë, ja kush prijnë

INFO

NA NDIQ