Deputetët e Zonës 2, asnjë fjalë për deponinë në Nikushtak

INA
INA

1 Shtator, 2023

Shkruan: Omer Ajdini

Asnjë nga deputetët e z.z. nr. 2 nuk e tha asnjë fjalë për deponinë e egër në afërsi të fshatrave Nikushtak, Orllancë dhe Grushinë. 6 deputetë shqiptarë, as edhe një fjalë!

Nuk e di bre njerëz a e ndjeni peshën e përgjegjësisë që e keni marrë?! Mija njerëz ju votuan në zgjedhjet e vitit 2020, ndër to edhe qindra votues nga fshatrat Nikushtak, Grushinë dhe Orllancë, ndërsa ju e shihni tymin kancerogjen që e thithin banorët, i shihni fushat që ndoten, veturat që bëjnë aksident e digjen (jetët që rrezikohen),qentë e sëmurë që sillen nga deponia dhe fshatrat, dhe absolutisht nuk u brenë ndërgjegja ta thoni të paktën në fjalë të vetme apo ta ngritni ndonjë iniciativë kundër kësaj deponie! Jeni deputetë, njerëz të privilegjuar, merrni para nga taksat e këtyre banorëve, dhe duhet ta dini që ju jeni aty për t’u dalur në ndihmë banorëve. Kjo është përgjegjësia që vet e keni marrë.

Duket prej në hënë që qeveria e ka humbur busollën dhe nuk i intereson qytetari që mbytet nga tymi e kanceri, po të paktën ju deputetë të kësaj zone duhet të bëni atë që u takon dhe atë që duhet. Do t’u mbajmë mend për heshtjen tuaj, mos keni dert!

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-09-22-00-08-01-741-edit_com.facebook.katana

Ndërron jetë Musadik Pajaziti i Grupit të Kumanovës

Screenshot_2023-09-21-23-35-55-588-edit_com.facebook.katana

Ringjallet “Ilirida”

higjiena komunale shkup protest

Këshilltarët e ASH-së rrëzojnë vendimin e Maznevës, rikthejnë në punë punëtorët e NPK “Higjiena Komunale” Shkup

IMG_5173

Kasami takim me Lazim Destanin, çka u dakorduan?

policia-1-1-1392x766

Dramë në Shkup: Përleshen fizikisht dy kinezë

harta-komunat-shqiptare-maqedoni

“Struga dhe Çairi më së paku premtime të mbajtura”/14 komuna shqiptare “nën thjerrën” e IDEA-s

IMG_5172

Fronti Evropian? – Hoxha: Nuk duhet hedhur si ide, jemi të hapur të bisedojmë!

IMG_5169

Taravari: Aleanca ka besueshmëri stabile në elektorat

IMG_5171

Spitali i Kumanovës me drejtore të re

INFO

NA NDIQ