Deputetët i kthehen punës, do të diskutojnë për interpelancat ndaj Mexhitit, Stoilkoviqit, Toshkovskit, Isenit dhe Dautit

Picture of INA
INA

10/01/2025

Kuvendi i RMV-së sot do të nisë seancën e 29-të, me pesë interpelanca në rend dite. Katër interpelanca janë dorëzuar nga deputetët e Frontit Evropian kundër punës së zëvendëskryeministrave Izet Mexhiti dhe Ivan Stoilkoviq, ministrit të Brendshëm Pançe Toshkovski dhe zëvendësit të tij Astrit Iseni.

Interpelancën e pestë e ka dorëzuar “E Majta” lidhur me punën e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ilire Dauti.

Shumica e partive parlamentare si në pushtet ashtu edhe në opozitë nuk do t’i pranojnë interpelancat për katër ministrat aktualë të qeverisë, ndërsa kanë thënë se para seancës së sotme do të merret qëndrim për interpelancën e Dautit. Megjithatë, thonë se edhe nëse interpelanca për të kalon, Fronti Evropian mund ta rikandidojë Dautin për kryetare të Komisionit.

Sipas Rregullores së Kuvendit, debati dhe votimi i interpelancave do të jetë individual. Sado deputetë të regjistruar do të debatojnë, por votimi duhet të bëhet në fund të ditës, pra para mesnatës. Megjithatë, ligjvënësit shpresojnë se i gjithë debati mund të përfundojë brenda një dite.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në mbledhjen e fundit para Vitit të Ri ka njoftuar gazetarët se çdo interpelancë do të shqyrtohet veçmas dhe se mund të diskutohet gjatë gjithë ditës ose varësisht se sa deputetë të regjistruar kanë fjalën e tyre. Megjithatë, shtoi ai, në fund të ditës duhet të votohet.

Sipas tij, interpelanca si instrument nuk ka asnjë pasojë juridike dhe nuk ka pushtet ekzekutiv. Ai është më shumë një mjet demokratik për diskutim politik rreth një teme të vetme, rreth një zyrtari të vetëm ose një personi të zgjedhur dhe të emëruar nga Kuvendi.

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se gjatë debatit të sotëm për interpelancat pret kritika të pabaza dhe përpjekje që do të përfundojë me dështim, sulme që do të polarizojnë dhe nxisin ndjenjat e intolerancës ndëretnike.

TË FUNDIT

Norvegjia heq VAR-in? Shumica e klubeve mbështesin iniciativën

Napoli interesohet për Zhegrovën, nis kontaktet me Lille

Fetai: Anti-korrupsioni ka hapur lëndë për Skender Asanin! Të hetohen dyshimet për abuzime!

Eurokomesarja Kos: Shpresoj që Maqedonia e Veriut do ta ndërroj Kushtetutën

Resorti 1.4 miliardë euro në Sazan i dhëndrit të Donald Trump merr statusin e Investitorit Strategjik

Luizi këndo arabisht (video)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË