Deputetët porosisin qyetetarët të dalin në votim

0

Referendumi është vlera më e madhështore, forma më e lartë dhe më e fuqishme e demokracisë së drejtpërdrejtë që e kanë qytetarët. Për këtë më 30 shtator masivisht të dalin në votim dhe ta tregojnë qëndrimin e tyre në cilin drejtim duan të ecë Maqedonia, thanë sot deputetët Xhevat Ademi, Ivana Tufegxhiq, dhe Bojan Petreski nga koalicioni Për Maqedoni Evropiane, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë – 15 Shtatorit.

“Kemi mundësi historike më 30 shtator secili prej nesh të ndajë nga 30 minuta dhe të votojë që Maqedonia të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës më të madhe dhe më të fuqishme të mbrojtjes – NATO”, tha deputeti Xhevat Ademi nga BDI. Ai shtoi se në referendum qytetarët pa marrë parasysh përkatësinë e tyre kombëtare, partiake, religjioze kanë mundësi të bëhen pjesë e historisë. “Maqedonia asnjëherë nuk ka qenë më afër realizimit të idealeve të shumë gjeneratave para nesh. Neve na ra mundësia historike të jemi pjesë nga realizimi i këtij ideali”, tha Ademi. Kolegia e tij Tufegxhiq thotë se referendumi është forma më e lartë dhe më e fuqishme e demokracisë së drejtpërdrejtë të cilin e ka qytetari dhe se ky është momenti kur ai si sovran vendos.

“Vendimi i sjell në referendum dhe zëri i treguar në referendum janë përfundimtar. Kësaj here vendimi ynë është në cilin drejtim do të shkojë Republika e Maqedonisë – në drejtim të tashmes dhe ardhmërisë prosperuese apo në rrugën e izolimit”, tha deputetja. Ajo vlerëson se vendimi për ardhmërinë e Maqedonisë nuk është vetëm për ne, por edhe për gjeneratat e ardhshme. Deputeti Bojan Petreski theksoi se si rini gjendemi para një sfide historike, sepse, siç tha Maqedoni gjendet në udhëkryq.