Me 83 vota “për” dhe 17 “kundër”, deputetët votuan për ndryshimet ligjore, të cilat menjanojnë zgjedhjet e parakohshme lokale për kryetarë komunash në komunat Aerodrom, Gostivar dhe Saraj, përcjell TV21. Bëhet fjalë për ndryshime në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, i cili është ligj sistematik dhe kërkon një shumicë prej dy të tretash, respektivisht mbështetjen e së paku 80 nga 120 deputetët.
Përveç deputetëve të shumicës qeverisëse (VMRO-DPMNE, ZNAM dhe VLEN), përkrahjen për këto ndryshime deklaruan edhe deputetët e BDI-së opozitare.