Për dallim nga ish bashkëpartiaku i tij, deputeti Fadil Zendeli, tashmë ish Deputeti i Lëvizjes Besa, Bastri Bajrami ka njoftuar se do të votojë “pro” ndryshimeve kushtetuse.
“Do të votojë pro ndryshimeve kushtetuese”, tha Bajrami për TV21. Ndërkohë, edhe Arjanit Hoxha si pjesë e grupit të ndarë nga BESA bashkë me Bajramin ka theksuar se lëvizja e tyre do përkrahë ndryshimet kushtetuese, duke mos kushtëzuar.
Ndryshe, deputeti i vetëm i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli sot për TV21 tha se nuk do të votojë propozimin për ndryshimet kushtetuese ku nuk është i përfshirë propozimi për heqjen e “20%-shit” që i referohet gjuhës shqipe.