Deputeti gjerman: Këshilli i Evropës nuk duhet të diktohet prej Trumpit dhe Grenellit

Picture of INA
INA

18/05/2024

Frank Schwabe, deputeti i Bundestagut gjerman dhe njëherazi, drejtuesi i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës ka reaguar në lidhje me mospërfshirjen e çështjes së anëtarësimit të Kosovës në agjendën e punimeve të Komitetit të Ministrave të Qeverive.

Në një deklarim të tij në platformën “X” ai u shpreh se mosfutja e Kosovës brenda kësaj agjende është një gabim i rëndë, pasi Kosova ka përmbushur obligimet ndaj procesit të anëtarësimit.

“Dështimi i qeverisë (gjermane) për të pranuar sot Kosovën në Këshillin e Evropës pas miratimit mbi 80 përqind në Asamblenë Parlamentare është një gabim i rëndë. Kosova i përmbush obligimet e përcaktuara nga Asambleja Parlamentare”,tha deputeti gjerman.

Ai foli me gjuhë të ashpër duke thënë se Këshilli i Evropës nuk duhet të diktohet nga Trumpi dhe Grenelli, duke aluduar se ky qëndrim i sotshëm është në përputhje me qasjen e padrejtë dhe arbitrare që mbante administrata Trump kundrejt Kosovës, qasje të cilën vetë Gjermania dhe shtete të tjerë evropianë e kishin refuzuar dhe e kishin konsideruar të papranueshme.

Më pas, ai tha se Komiteti i Ministrave i detyrohet t’i japë sqarim Asamblesë Parlamentare për këtë situatë, duke kërkuar po ashtu që të vendoset një afat i ri kohor për të përmbyllur anëtarësimin e Kosovës në KiE.“Këshilli i Evropës nuk duhet të lejojë që të diktohet prej Donald Trumpit dhe Richard Grenellit. Komiteti i Ministrave të Qeverive i detyrohet Asamblesë Parlamentare një shpjegim, një propozim për një afat kohor dhe një rrugë përpara”, shkroi më tej Schwabe.Frank Schwabe tha edhe se hapat e mëtejshëm rreth kësaj çështjeje do të diskutohen në Komitetin e Përhershëm në Vilnius, që do të zhvillojë takim javën e ardhshme.

“Ne do të diskutojmë hapat e mëtejshëm në Komitetin e Përhershëm në Vilnius javën e ardhshme. Faleminderit atyre që kanë ndërmarrë hapa të guximshëm dhe besojnë në fuqinë e Këshillit të Evropës. E ardhmja është me ata që janë të guximshëm.”, përfundoi deputeti i Bundestagut, Frank Schwabe.

TË FUNDIT
10 orë
Bajrami: Është një ëndërr të luaj për Shqipërinë, Italia ekip i madh
10 orë
Kuqezinjtë munden me përmbysje nga Italia
11 orë
Italia në epërsi në pjesën e parë, Shqipëria e para tundi rrjetën
12 orë
Goli i Bajramit ndaj Italisë, më i shpejti në histori të Evropianeve (VIDEO)
13 orë
Alternativa vendosi për emrat e ministrit dhe zëvendësministrave, ja kush janë? (FOTO)

ME TE LEXUARA

12 orë
Goli i Bajramit ndaj Italisë, më i shpejti në histori të Evropianeve (VIDEO)
23 orë
Kreu i BFI-së uron myslimanët për Kurban Bajramin: T’i kthehemi shpirtit, moralit e familjes
11 orë
Italia në epërsi në pjesën e parë, Shqipëria e para tundi rrjetën
23 orë
Ambasadorja amerikane në NATO, Smith flet për Maqedoninë e Veriut dhe sfidat e NATO-s
10 orë
Kuqezinjtë munden me përmbysje nga Italia
23 orë
Falimentoi prodhuesi gjerman i makinave elektrike Next.e.Go Mobile, investimi i planifikuar edhe në Maqedoni
10 orë
Bajrami: Është një ëndërr të luaj për Shqipërinë, Italia ekip i madh

LEXO MË SHUMË

bajrami

Bajrami: Është një ëndërr të luaj për Shqipërinë, Italia ekip i madh

bajrami gol

Kuqezinjtë munden me përmbysje nga Italia

bajrami

Italia në epërsi në pjesën e parë, Shqipëria e para tundi rrjetën

Goli i Bajramit ndaj Italisë, më i shpejti në histori të Evropianeve (VIDEO)

alternativa

Alternativa vendosi për emrat e ministrit dhe zëvendësministrave, ja kush janë? (FOTO)

shqiperi itali

Ja kush do ta fitojë ndeshjen Itali-Shqipëri sipas sondazhit të UEFA-s

shqiptarja fustan

“Si shqiponjë në stadium”, fustani i vajzës nga Prishtina rrëmben vëmendjen në Dortmund

edi rama

“Kur të thotë gjermani aty hahet më mirë” – Rama befasohet nga restoranti i shqiptarëve në Gjermani

kombetarja shqiptare shqiperia

Nga Broja e Asllani te Ramadani e Abrashi – vlera e futbollistëve të Shqipërisë

INFO

NA NDIQ