Deputeti i BDI-së ka kërkuar para për votën e tij, thonë nga VMRO-DPMNE?!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

25 Mars, 2023

VMRO-DPMNE pretendon se dhjetë deputetë të koalicionit qeveritar janë kundër ndryshimeve kushtetuese dhe një deputet ka kërkuar para për të votuar.

“Kovaçevski dhe Grubi nuk mund të bindin 10 deputetë të tyre të votojnë për amendamentet kushtetuese, dhe ka panik në Qeveri. Kovaçevski nuk thotë nëse 3 deputetë të LSDM-së nga zona e parë dhe e dytë kanë thënë se nuk do të përkrahin ndryshime të tilla kushtetuese. Kovaçevski hesht nëse 6 deputetë të brendshëm i kanë thënë se votimi i amendamenteve kushtetuese është gjëja më e keqe që mund të bëjë qeveria. Kovaçevski e di se nuk ka mbështetje për politikat e tij”, njoftoi VMRO-DPMNE, përcjell Fokus.

Nga atje thonë se në LSDM ka njerëz që e duan shtetin, dhe nuk janë të gatshëm për koncesione dhe politika të këqija të udhëhequra nga kreu i partisë.

“Kovaçevski e di këtë dhe prandaj paniku është i madh. Paniku është edhe më i madh, sepse një deputet i BDI-së ka kërkuar para për të votuar amendamentet kushtetuese. Kovaçevski dhe Grubi po përballen me realitetin, kanë premtuar gjëra në kundërshtim me vullnetin e popullit dhe tani po i shohin pasojat”, kanë shtuar nga atje./Fokus

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi opinion

Grubi për “Opinion”: Albin Kurti të merr “mësim” nga Ali Ahmeti

besar-durmishi

Durmishi: Grubi paska ardhur në Tetovë që të mësohet si shtrohet asfalti! (FOTO)

ambulanca shqiperi

Shqipëri, humb jetën në lokal 60-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, dyshimet e para

edi rama

Rama i përkrah kërkesat e BE-së për veriun: Shpresoj të përfundoj ky konflikt absurd

borell vjosa osmani vucic macron scholz

Edhe Borrell kërkon zgjedhje: Nëse nuk zbatohen tri kërkesat, do të ketë pasoja serioze

biden rrezohet

VIDEO/ Rrëzohet në tribunë Presidenti i SHBA-së Joe Biden

kiev-naten

Rusia sulmon Kievin me raketa

Rrahim musliu

Arrestohet mërgimtari në Serbi vetëm pse mbante flamurin kuq e zi

shqiptaret maqedoni perfaqesuesja

Tetë shqiptarë në listën e Maqedonisë për ndeshjet e muajit qershor (LISTA)

INFO

NA NDIQ