Deputeti i Lëvizjes BESA i kundëpërgjigjet kryeparlamentarit Xhaferi pas akuzave për obstruksione

Picture of designer@fetishimedia.ch

08/02/2022

Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli i është kundërpërgjigjur akuzave të kryeparlamentarit, Talat Xhaferi.

“Deklarimet e Kryetarit të Kuvendit z.Talat Xhaferi se opozita bën obstruksion në komisionin për zgjedhje dhe emërime, ku unë si deputet jam edhe anëtar i këtij komisioni, i cilësoj si ikje nga përgjegjsia e shumicës parlamentare dhe mos-pasje vullnet për të ulur dhe bashkëbiseduar për çështje të cilat janë në interes të qytetarëve dhe të shtetit.

Apeloj deri te z.Xhaferi të jetë korrekt në prononcimet e tij dhe mospasjen e vullnetit politik për kompromis me opozitën, mos e arsyetojë me gjoja bllokada dhe opstruksione nga ana e opozitës”, theksoi Zendeli, përcjell INA.

Sipas tij, kryeparlamentari Xhaferi i ka të gjitha autorizimet normative që të thirrë mbledhje të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, por ai këtë nuk e bën?!

“Unë jam deputet me përvojë në kuvendin republikan me punën dhe angazhimin tim politik kam treguar pjekuri dhe vizion për marrjen e vendimeve të rënda politike. Jam anëtarë i Komisionit për zgjedhje dhe emërime në dy përbërje parlamentare dhe kam qenë i hapur dhe konstruktiv në vendimarrjen dhe funksionimin e këtij komisioni.

Edhe njëherë ritheksoj se për gjithçka që është në interes të qytetarëve, në rrugën europiane të vendit, mirëfunksionimin e institucioneve publike ne jemi të gatshëm të ulemi dhe bisedojmë, por nuk do të bëhem vegël dhe instrument I politikave të dështuara të dyshes LSDM-BDI”, nënvizoi Zendeli.(INA)

TË FUNDIT

Arben Fetai reagon pas vendimit të deputetes Mimoza Musa për të qëndruar në VLEN

Aksident i rëndë në Shkup, humbin jetën dy persona

Taravari: Në vitin 2024 thamë që do e sjellim ndryshimin, por tash nuk mund të themi me krenari që kemi sjellur ndryshim

Taravari: Populli zgjedh Aleancën për Shqiptarët! Shihemi në Tetor!

Shkyçja e numrit në rritje të qytetarëve nga ngrohja qendrore, do të ketë pasoja

“Higjiena Komunale”: Komuna e Çairit na ka borxh 7 milionë denarë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË