Deputeti i Vetëvendosjes në mesin e kosovarëve që po marshojnë për Palestinën

Dhjetëra kosovarë janë grumbulluar sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në përkrahje të popullit palestinez, pas konfliktit që ka shpërthyer në Lindjen e Mesme në mes të Palestinës dhe Izraelit.

Në mesin e marshuesve është edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.

“Në solidaritet me popullin palestinez”, është parulla kryesore e marshuesve që kanë vazhduar drejt sheshit Nëna Terezë.