Deputeti i Vetëvendosjes viziton Gostivarin: Ndryshimi të arrijë gjithkund ku janë shqiptarët!

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot ka pritur në takim deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinofci. Ali lidhur me këtë vizitë ka shkruar:

Pritje vëllazërore për deputetin Mefail Bajqinofci nga Kosova. Kisha nderin dhe kënaqësin sot të pres në vizitë Mefail Bajqinofci, njërin nga 58 deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës. E urova z. Bajqinofci për zgjedhjen e tij deputet dhe për fitoren e LVV në krye me Albin Kurtin. Biseduam për sfidat që e pesin Kosovën në fushën e euro-integrimeve, zhvillimin ekonomik dhe social, sfida këto me të cilat ballafaqohemi edhe ne në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mora premtim nga ana ai se bashkëpunimi ynë do të thellohet në të ardhmen me theks të veçantë mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Konstatimi ynë i përbashkët ishte se ndryshimi duhet të arrijë në të gjitha viset ku jetojnë shqipëtarët.(INA)