Deputeti nga Vojvodina Çanak: Palmer s’mashtrohet me ca fjalë të bukura

0

Presidenti i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak, tha sot se Serbia mundet të bëhet vetëm varëse e Rusisë në Unionin Euro Aziatik. Nenad Canak për televizionin serb O2 tha se Unioni Ekonomik Euro Aziatik është krijuar që Rusia të krijoj njëlloj Bashkimi Sovjetik të shekullit 21.

Ai foli edhe për vizitën e Përfaqësuesit Special të SHBA’ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, në Beograd, të cilin e vlerësoi si diplomat të karrierës dhe nuk do të mund të mashtrohet me “kurrfarë fjalësh të mençura”. “Besoj se ai është dashamirës ndaj Serbisë” tha Canak për Palmer. Canak foli edhe për bojkotin e paralajmëruar nga opozita serbe për zgjedhjet e ardhshme në Serbi e i konsideroi se të rrezikshme: “Bojkoti është edhe më zi”. Rezultati i bojkotit do të jetë se Partia Serbe e Progresit (Srpska Napredna Stranka) e Vucic do të arrinte në vend të një fitoreje relative, një absolute. Canak kishte deklaruar shpesh se Kosova nuk është pjesë e Serbisë dhe ka deklaruar se ai do ta pranonte se ai do ta pranonte pavarësinë e Kosovës.