Deputeti shqiptar nga Tërnoci: Nuk frikohemi nga provokimet e xhandarmërisë serbe!

0

Pas informacioneve se fshati Tërnoc është rrethuar nga xhandarmëria serbe, Gazeta Lajm ka realizuar një bisedë ekskluzive me deputetin e vetëm shqiptarë në Serbi, Fatmir Hasani, i cili është pikërisht nga Tërnoci.

Hasani konfirmon se në hyrje të fshatit gjendet një patrullë e xhandarmërisë serbe, bashkë me një patrullë policore lokale. Ai thotë se për momentin fshati nuk është i rrethuar dhe se policia e xhandarmëria po kryejnë vetëm kontrolle rutinore.
“Megjithatë mendoj që qëllimi i tyre është të provokojnë, por ne nuk e kemi ndërmend të frikohemi”, thotë për Gazetën Lajm, deputeti Hasani. Ai apelon te popullata se nuk ka nevojë për kurrfarë paniku.

“Kemi kaluar situata shumë më të vështira, do ta tejkalojmë edhe këtë. Nuk ka nevoj për panik, rrugët janë të hapura dhe të frekuentueshme”, thekson Hasani, deputet nga Tërnoci i Madh, që njëkohësisht është fshati më i madh shqiptar në Luginë.
Disa medium veçmë kanë vlerësuar se ky tensionim vjen pas deklaratave për shkëmbim të territoreve dhe bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Komentet

komentet