Deputeti ukrainas i reagon “ashpër” Vuçiqit pas kërcënimit për njohjen e Kosovës

INA
INA

16 Gusht, 2023

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit ukrainas, Oleksandr Merezhko, ka folur për një kërcënim që është bërë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që Ukraina të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Merezhko ka deklaruar se është e drejtë sovrane të vendosin nëse do ta njohim apo jo Kosovën.

Ai ka thënë se nuk i takon Vuçiqit t’i mësojë apo kërcënojë.

“Jam i sigurt se është e drejta jonë sovrane të vendosim nëse do ta njohim apo jo. Dhe nuk i takon zotit Vuçiq të na mësojë apo të na diktojë se çfarë të bëjmë apo të na kërcënojë. Është absolutisht tronditëse dhe e papranueshme. Sa i përket njohjes, sipas Kushtetutës sonë, është prerogativë e presidentit tonë, sepse presidenti është përgjegjës për zhvillimin e politikës së jashtme, përfshirë çështjet e njohjes”- ka thënë ai.

Sipas tij, njohja e Kosovës nga Ministria Jashtme e Ukrainës për momentin nuk konsiderohet e arsyeshme si çështje. Ai ka thënë se ndoshta kjo do të thotë se një vendim për këtë çështje do të shtyhet deri në fund të luftës.

“Sigurisht, politikisht dhe juridikisht është një çështje e ndërlikuar. Por në të njëjtën kohë, në parlamentin tonë, dua të theksoj këtë pikë, se parlamenti nuk vendos nëse do ta njohë apo jo Kosovën, por në të njëjtën kohë ka disa nga kolegët e mi që janë avokatë të fortë të cilët shprehin mbështetjen e tyre për njohjen e Kosovës, për mua ka kuptim”- ka thënë ai në një intervistë për median N1.

Ai ka thënë se para se të merret vendimi duhet të merren parasysh të mirat dhe të këqijat e ligjit.

Merezhko ka thënë se Kosova dikur ishte në një situatë të ngjashme si Ukraina.

“Ukraina aktualisht është e ekspozuar ndaj gjenocidit. Rusia po bën një luftë gjenocidale kundër Ukrainës, dhe me sa më kujtohet nga historia e Kosovës, Kosova ishte në një situatë të ngjashme. Kishte të ashtuquajtura spastrime etnike”- ka thënë ai.

Merezhko kishte thënë më 7 gusht se “njohja e Kosovës nga Ukraina po diskutohet në Kiev”.

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, ka thënë të martën se në shoqërinë ukrainase po rriten zërat gjithnjë e më shumë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe se një numër i caktuar i deputetëve në Parlamentin e Ukrainës po e përkrahin qëndrimin për njohjen e mundshme të Kosovës.

Në një komunikatë për media më 8 gusht, Tolkach nënvizoi se “është në veçanti e rëndësishme për Ukrainën që t’i respektojë dhe të sigurohet për mbrojtjen e normave të ligjit ndërkombëtar nga të gjitha shtetet, posaçërisht sa i përket integritetit territorial dhe pacenueshmërisë së kufijve shtetërorë të njohur ndërkombëtarisht”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

nenad-canak-1130x635

Sulmi terrorist në veri, Çanak: Inteligjenca perëndimore e dinte, kurthi për Vuçiçin

pasaporta-e-kosoves-800x460-1

Ambasada Gjermane: Kush ka pasaportë të Kosovës, nga 1 janari lëvizë pa viza në zonën Shengen

Petar-Boskovic

Ish-kreu i ministrisë serbe të mbrojtjes: Policia e Kosovës ka treguar se nuk janë mizorë

Ganimete Musliu-600x3601696240829

Musliu: Serbia po ndërton bazë ushtarake afër kufirit me Kosovën

Radojcic vilat pasuria

Luksi dhe fitimet e mëdha: Sa kushton vila e Radoiçiqit dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?

vucic

Vuçiq: Nuk duam luftë, Serbia nuk do të dërgoj forca ushtarake në Kosovë

millan radojcic

Avokati serb: Dyshoj se Radoiçiq do të ndëshkohet, në krye të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd është Aleksandar Vuçiq

ramiz beg rizaj

Vuçiq e quajti Beg Rizajn terrorist, reagon vëllai i ish-luftëtarit të UÇK-së

vdekje-lajm-vdiq

E dhimbshme: Biznesmeni nga Ferizaj i jep fund jetës, u gjet i varur në shtëpinë e tij (FOTO)

INFO

NA NDIQ