Deputetja Dauti: Edhe një betejë e fituar për shtetësi. Z.Nexhati ta gëzoni shtetësinë e shumëpritur!

Picture of designer@fetishimedia.ch

05/01/2023

Ilire Dauti

Jam shumë e lumtur, sepse çdo ditë na vijnë lajme të mira nga qytetarë të cilët pas shumë vitesh po e fitojnë betejën për të drejtën e tyre për shtetësi. Ky është një rezultat falë ligjit që me ngulm e sollëm në Kuvend dhe falë bashkëveprimit që po bëjmë në vazhdimësi. Në kuadër të seancës për pyetje të deputetëve, personalisht parashtrova letër në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) lidhur me rastin e zotëri Nexhat Sefedinit, i cili ka jetuar dhe është shkolluar në Kumanovë, por të cilit nuk i aprovohej shtetësia. Ndaj pyetjes së shkruar, MPB ka dhënë përgjigje pozitive dhe z. Nexhati përfundimisht pajiset me shtetësi. Ky është një lajm vërtetë i mirë, pasi që hapet rruga që të zgjidhet edhe problemi i anëtarëve të tjerë të familjes. Deri më tani as fëmijët e tij nuk kanë poseduar shtetësi, ndërsa tani, shumë shpejt edhe për ata do të presim lajme të mira.

Ashtu siç u zotuam në fillim, angazhimi ynë për të zgjidhur problemin me shtetësi të mijëra shqiptarëve, nuk do të ndalojë me miratimin e ligjit. Edhe pas kësaj ne vazhdimisht ndjekim zbatimin e ligjit, zvarritjet që shkaktojnë nëpunësit dhe pengesat në të cilat hasin qytetarët. Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, bashkëpunimit me media, shkresave të drejtpërdrejta drejtuar Qeverisë dhe MPB-së, arrijmë të zgjidhim për çdo ditë shumë raste të qytetarëve.

Të dashur qytetarë, me ligjin e miratuar me iniciativë të Aleancës për Shqiptarët, kemi krijuar mundësinë ligjore, ndërsa tani duhet bashkërisht ta zbatojmë atë në praktikë dhe t’i fitojmë të drejtat tona. Unë personalisht dhe kolegët e mi deputetë nga Aleanca për Shqiptarët, si dhe gjithë subjekti, jemi këtu gjithmonë në përkrahjen tuaj.

TË FUNDIT

Mexhiti për Euronews: këta janë persona të niveleve të larta, si ministra apo kryetarë shtetërorë. Pra, porosia është që askush nuk është mbi ligjin dhe drejtësia do të veprojë kësaj here

Ky nuk është vetëm edhe një rast tragjik. Kjo është pika e fundit!

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Filipçe: Të mos politizohet tragjedia e Koçanit

ASH homazhe për viktimat e tragjedisë në Koçan

Shqiptarët që i bashkon veç vdekja!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË