Deputetja e LSDM e dyshuar në rastin “Reket”, Zaevi thotë se do ta përjashtojë (FOTO)

0

Prokuroria e Përgjithshme Publike kërkon masa kujdesi për deputeten Frosina Remenski sepse gjoja së bashku me të dyshuarin e parë (Bojan Jovanovski) kanë marrë pjesë në takimet e organizuara nga i dyshuari i parë në rastin “Reket”, duke përdorur autoritetin e saj dhe aktorët e dëmtuar kanë fituar përshtypjen se ekzekutivi qëndron prapa këtyre projekteve. Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se ende nuk ka informacione të sakta në lidhje me hetimin e ri të paralajmëruar nga Prokuroria Publike, ku thuhet se rastit “Reketi” i shtohen edhe katër të dyshuar. Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me përfshirjen e Frosina Remenskit në hetim si e dyshuar, Zaev tha se në rast se kjo konfirmohet ajo do të largohet nga partia. “Kur ndonjë person dyshohet, akuzohet ose diçka të ngjashme, atëherë do të zbatojmë masat e sanksioneve, që do të thotë largimin e përkohshëm të atij personi deri sa të dëshmon pafajësinë. Dyert janë të hapura gjithmonë për secilin“-theksoi mes tjerash Zaev. Jozyrtarisht mësohet se në mesin e katër personave të dyshuar në hetimin e ri mbi “Reketin” është edhe Jasna Mandiç, zëvendës kryetarja e Aleancës Ndërkombëtare, si dhe babai i Bojan Jovanovskit – Boki 13, Mile Jovanovski.(INA)