Deputetja e PDK-së merr rol në Teatrin Kombëtar

0

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, tashmë kanë nis provat për shfaqjen “Bryma e vdekjes”.
Ky tekst me autor Milazim Krasniqi e regji të Burbuqe Berishës, ka mbledhë rreth vetës një kastë mjaft të madhe aktorësh. E ndër ta është edhe deputetja e Parlamentit të Kosovës Blerta Deliu e cila rikthehet pas shumë vitesh në skenën artistike kosovare, shkruan Insajderi.

Blerta Deliu në këtë shfaqje do ta luaj rolin e mjekës ndërsa nuk dihet se sa do të jetë honorari i saj që do të merret nga një institucion tjetër shtetëror siç është Teatri Kombëtar i Kosovës.

Insajderi pati raportuar për pasurinë e deputetes kohë më parë të cilën po e sjellim KËTU.

Ish-gazetarja e RTK-së, e cila kishte provuar edhe karrierën e këngëtares, posedon një pasuri milionëshe të cilën e ka së bashku me bashkëshortin e saj, biznesmenin Sabit Kodra.

Deputetja ka tri llogari kursimesh, dy prej tyre për fëmijët e saj, raporton Insajderi.

Ajo nga paga mujore në Kuvendin e Kosovës dhe nga mëditjet merr në vit plotë 19.692 euro./ Insajderi.com