Deputetja Rudina Hajdari e quan “Gruevski”, Rama ia kthen

0

Ne Kuvend po mbahet interpelanca me kryeministrin Edi Rama për shembjen e Teatrit Kombëtar. Interpelanca është kërkuar nga deputetët e opozitës parlamentare.

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari thote se pas shembjes se teatrit fshihet ndërtimi i kullave dhe e krahasoi Ramen me Nikola Gruevksin.

“Shqiptarët e kanë kuptuar se keni 7 vite si kryeministër. Kemi një botë që po shikon fytyrën tënde të vërtetë, fytyrën tënde barbare për të shembur këtë godinë. Ju kryeministër keni pasur një obsesion me teatrin, dhe jo vetëm me këtë teatër e keni pasur me truallin. Po të kishte qenë ai teatër diku tjetër, ju nuk do ta kishit këtë obsesion me teatrin. Do e kishit lënë teatrin të qëndronte në këmbë. Por se e doni atë truall në mes të Tiranës ju e shëmbët. E shëmbët se e doni atë truall për të ndërtuar kulla. Je bërë si Gruevski.”, theksoi Rudina Hajdari.

Ajo shtoi se Rama është shndërruar në një Nikola Gruevski, që e rrafshoi qendrën e Shkupit, e bëri siç e donte vetë dhe ndërtoi statuja e monumente të pakuptimta. “Do keni të njëjtin fat dhe do mbaheni mend për të njëjtat gjëra, që e shkatërruat këtë vend”, theksoi deputetja demokrate.

Ne pergjigje kryeministri citoi deklarata të aktorëve të njohur të cilët kanë qenë pro shembjes së teatrit mes tyre dhe Laert Vasilin.

“Ishte ëndërr e aktorëve sepse që në 1946 ata kanë qenë në një barake. Laert Vasili: ‘Të ardhmen nuk e ndalon dot njeri. Ky projekt ka një super arkitekt. Qytetarët e një lirie kanë një autor që këshillohet me ne dhe për ne, ndërkohë që disa nga ne bëjnë deklarata për luftë. Të dashur miq, çështja është urgjente, situata është emergjente. Teatri na duhet dje, jo sot dhe as nesër. Na duhet dje. Hajde Rudina fol per pardje.”, theksoi Rama.

Kërkesa per interpelance u firmos nga Rudina Hajdari, Ralf Gjoni dhe disa deputetë të tjerë. Ne kerkesë thuhet se shembja e Teatrit Kombetar është bërë në shkelje te respektimit te parimeve kushtetuese, interesit publik, si dhe ruajtjes se vlerave historike te trashegimise kulturore dhe identitetit kombetar. (INA)