Deputetja shqiptare në Kroaci i reagon Milanoviqit: Kroacia dhe Kosova u pavarësuan sipas të njëjtit model

Iliria News Agency
Iliria News Agency

30/01/2023

Deputetja shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj Përlaskaj, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit kroat, Zoran Milanoviqit se “Kosova është marrë nga Serbia”, duke theksuar se themelet e pavarësisë së Kosovës janë të njëjtat që çuan në pavarësinë e Kroacisë, raportojnë mediat kroate.

“Shtetësia e Kosovës nuk mund të sfidohet sepse ajo u bë e pavarur sipas të njëjtit model si Kroacia”, tha të hënën deputetja e pakicës shqiptare në Kuvendin Kroat.

Republika e Kosovës u krijua në procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë, njësoj si Republika e Kroacisë”, tha ajo, duke theksuar se sipas Kushtetutës së Jugosllavisë të vitit 1974, “krahina e Kosovës nuk ishte vetëm një pjesë e Serbisë por edhe element përbërës i federatës”, përcjell Gazeta Express.

“Kosova vetëqeverisëse u degradua në njësi administrative në të cilën u zbatua një regjim policor dhe persekutim masiv i popullatës shumicë shqiptare”, theksoi ajo E gjithë kjo, për shkak të rrezikut të një fatkeqësie dhe shkeljes së dispozitave të së drejtës ndërkombëtare humanitare, çoi në një ndërhyrje humanitare, e cila është e njohur në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe pikërisht në zonën e Europës Juglindore”, tha ajo, duke shtuar se sfidimi i shtetësisë së Kosovës do të ishte njësoj si sfidimi ndaj Greqisë apo Bullgarisë moderne.

“Ashtu siç Kushtetuta e Jugosllavisë e vitit 1974 dhe aktet e tjera juridike dhe vendimmarrja demokratike e qytetarëve ishin baza juridike dhe faktike për pavarësinë e Republikës së Kroacisë, i njëjti model është aplikuar edhe për rastin e pavarësisë së Republikës së Kosovës”, ka përfunduar ajo.

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq tha sot se “Krimeja nuk do të jetë më Ukrainë”, duke thënë se bashkësia ndërkombëtare tashmë ka krijuar precedent me Kosovën.

“(Kosova) është rrëmbyer nga Serbia. Kosova është marrë nga Serbia, a është kështu? A e kemi njohur Kosovën, po e kemi njohur. Unë jam prapa Kosovës, por pasi kjo është bërë njëherë (aneksimi), pra pa vullnetin e shtetit (Serbisë), të cilës Kosova i ka takuar e kjo ka qenë Serbia, respektivisht Jugosllavia, e cila për ne nuk është shtet mik dhe as që jemi brengosur për ta, ka qenë vetëm çështje kohe se kur Rusia apo dikush tjetër do të bëjë të njëjtën dhe kjo tani po ndodhë”, ka thënë Milanoviq.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

4 vjetori nato

4 vjet anëtarësim në NATO, asnjë fjalë shqip

talat xhaferi

Takimi Xhaferi – Kocevski: Efikasiteti i institucioneve për zgjedhje të korrekte

Mickoski vmro platforma

BDI i reagon Mickoskit: Për fituesit në palën shqiptare vendosin vetëm votuesit shqiptarë dhe jo Kremlini

cokollata-62127

Çokollata që urgjentisht tërhiqet nga tregu në Kroaci, nëse e keni, hidheni menjëherë (FOTO)

Philip Reeker

Reeker: NATO është siguri dhe stabilitet dhe BE-ja mund të sigurojë prosperitet në Maqedoni

Pançe Toshkovski

Vrasja e mjekut, Toshkovski: Kemi persona të dyshuar, deri tani janë ndaluar dy persona

lumi-vjosa

BERZH i jep Shqipërisë 75 milionë euro kredi për të mbajtur të pastër lumin Vjosa

kuleba

Kuleba: Maqedonia e Veriut na ka ndihmuar shumë

ali ahmeti kurto. dudush

Unioni i Romëve edhe zyrtarisht sot bëhet pjesë e “Frontit Europian”

INFO

NA NDIQ