Deputetja e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Drita Llolla ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen e policit që u vra dje herët në mëngjes nga sulmuesit e armatosur në veri të Kosovës, përcjell INA.
“I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së policit të vrarë dhe mbështes policinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës në mbrojtjen e rendit dhe integritetit territorial. Duke dënuar ashpër sulmin e paprecedentë ndaj një shteti sovran, i bëj thirrje Qeverisë së Malit të Zi të deklarojë dhe të shprehë qëndrimin e saj ndaj këtij akti terrorist që kërcënon sigurinë e gjithë rajonit”, ka shkruar Llolla në një postim në Facebook.
Kush është Drita Llolla, shqiptarja e suksesshme nga Ulqini?
Jam rritur dhe kam qëndruar në Ulqin deri në moshën 14 vjeçare. Arsimin e mesëm e kam vazhduar në Podgoricë, ndërsa të lartin në Shqipëri dhe Skoci. Kam mbarur dy studime master, në fushën e farmacisë në Universitetin e Mjeksisë në Tiranë dhe në fushën e studimeve të shkencës dhe teknologjisë në Universitetin e Edinburgut. Gjithashtu, kam ndjekur programe të ndryshme edukative, përfshirë edhe një program intensiv në fushën e së drejtës dhe ekonomisë evropiane në Fakultetin Juridik në Riga. Pas një periudhe qëndrimi dhe përvoje pune jashtë, jam kthyer në vendlindje në vitin 2016 për t’u përkushtuar ndaj kauzës së zhvillimit të qëndrueshmëm të vendit tim, fillmisht duke drejtuar një organizatë joqeveritare me fokus kulturën. Deri në vitin 2020 kam avokuar për rikthimin e kinemasë në Ulqin, duke zhvilluar festivalin e filmit Seanema dhe programe edukative për të rinjtë nga vendi dhe rajoni. Në fillim të vitit 2021 kam vendosur të angazhohem në politikë, duke aderuar në strukturat e Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) dhe duke marrë drejtimin e organizatës së grave – Aleancën e Grave. Gjatë formimit tim akademik dhe profesional jam mbështetur nga programet e Departamentit Amerikan të Shtetit, programi Chevening i Qeverisë Britanike dhe programi EUVP i Komisionit dhe Parlamentit Evropian.