Derbi i madh në Tetovë, Shkëndija e Struga Trim Lum kërkojnë fitoren

INA
INA

04/10/2023

E mërkura do të sjell derbin shqiptar në Superligën e Maqedonisë së Veriut. Shkëndija dhe Struga Trim Lum do të përballen për ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë, e cila ishte e programuar për më 13 gusht, por e njëjta u shty me kërkesë të struganëve, për shkak të paraqitjeve të tyre në arenën Evropiane. Nga tabori i kampionëve në fuqi, para kësaj sfide, ka folur Besmir Bojku, i cili jep vlerësim dhe respekt maksimal për Shkëndijën, por thotë që ai dhe ekipi i tij në Tetovë shkojnë për fitore.

“Sigurisht se na pret një ndeshje e vështirë kundër një skuadre cilësore, siç është Shkëndija, por me gjithë respektin për kundërshtarin, Struga Trim Lum edhe në këtë ndeshje shkon për fitore, pavarësisht se kemi zhvilluar çdo 3 dit ndeshje. Mendoj se motivi është më i madh se lodhja në këto ndeshje të rëndësishme dhe me rival të mëdhenj, me të cilët besoj se do të luftojmë sërish për titullin e kampionit”, ka thënë Besmir Bojku

Ndërkohë, tek Shkëndija pas barazimit me Gostivarin në fundjavë, dëshirojnë të rikthehen të fitorja dhe me një triumf eventual marrin sërish kreun e renditjes. Endrit Krasniqi thotë se do të provojnë të marrin maksimumin nga ky duel.

“Brenda ekipit ekziston një atmosferë shumë e mirë, besoj se të gjithë përkrahim njëri tjetrin. Tash na pret një ndeshje që është dashur të zhvillohet më herët dhe neve na mbetet të provojmë të marrim maksimumin nga ky duel. Jemi lartë në tabelë dhe kemi qëllime të qarta për titullin kampion ta sjellim në Tetovë. Shpresojmë ta fitojmë këtë ndeshje të mbetur dhe të dalim në vendin e parë”, shprehet Endrit Krasniqi.

Shkëndija aktualisht ndodhet në pozitën e dytë në renditje me 17 pikë të tubuara, një më pak se Shkupi që kryeson tabelën, përderisa Struga renditet e katërta me 15 pikë.

Derbi ndërmjet Shkëndijës dhe Strugës do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Tetovës, në orën 14:00.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kumulla

Rikthimi i Kumbullës në fushë, Mourinho jep detajet dhe datën

Shohei-Ohtani-1130x635

Në bejsboll nënshkruhet kontrata më e madhe në histori të sportit, Shohei Ohtani tejkalon yje si Leo Messi e LeBron James

aziz-salihu

Legjenda e boksit Aziz Salihu i lënë në harresë/ Askujt nuk i intereson a jam gjallë, për meritat që ja kam dhënë këtij shteti meritoj një kulm mbi kokë

Mesi topi arte

Zbulohen shanset e lojtarëve për të fituar Topin e Artë 2024, nuk prinë as Haaland dhe as Mbappe

lautaro martinez

Lautaro: Pija qetësues në çdo ndeshje deri në finalen e Champions League

Ronaldo

Ronaldo e festoi me gol dhe asist ndeshjen e tij të 1200-të në karrierë

Sylvinjo silvinjo

Sylvinho: Në “Euro 2024” të shfrytëzojmë mundësitë tona, duhet të provojmë shanset dhe të tentojmë

Sadio Mane

Sundimit të Manes i vjen fundi: Këta janë tre kandidatët për lojtarin më të mirë të vitit në Afrikë

joao-felix-600x360

Barcelona do të bëjë ofertë për Joao Felix

INFO

NA NDIQ