Derbi i Madridit i takon Realit, përmbys Atleticon dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

27/01/2023

Real Madridi ka fituar derbin e qytetit ndaj Atleticos dhe prenë biletën për fazën tjetër në Kupën e Mbretit. Real Madridi mposhti Atletico Madridin 3:1.

Koha e rregullt në këtë ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë, 1:1.

Me golat në minutën e 19’ nga Alvaro Morata për Atleticon, kurse Rodrygo në të 79’ barazoi gjithçka.

Gola më nuk u shënuan në brenda 90 minutave lojë, duke shkuar kështu në vazhdime.

Në minutën e 99’ Stefan Savic bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Eduardo Camavinga dhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Duke lënë kështu skuadrën e Atleticos me 10 lojtarë.

Kjo favorizoi edhe më shumë ekipin e Carlo Ancelotti.

Në minutën e 104’ pas një aksioni të ndërtuar mirë ‘Mbretërit’ shënuan.

Ishte Karim Benzema ai që realizoi dhe përmbysi rezultatin.

Edhe pse me 10 lojtarë ‘rojiblancos’ tentuan të barazojnë, megjithatë nuk ia arritën.

Kurse rezultatin 3: 1 e vulosi Vinicius Jr, braziliani realizoi një gol të bukur në kohën shtesë.

Kështu Real Madridi kalon në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

endrick

Një ‘ushtar’ i Ancelottit, po përgatit valixhen drejt Arabisë Saudite…

manchester united

VIDEO/ Manchester United përmbys Sheffieldin, Bruno Fernandes ‘heroi’ i ndeshjes

belingam real madrid

Tetë lojtarë nuk e kanë vendin e sigurt te Real Madridi

Modric-800x445

Situata te Reali/ Modriç s’dorëzohet, kërkon edhe një vit, Lunin bën gati valixhet

eros grezda

E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

xavi

E konfirmon zëvendëspresidenti i Barcelonës: Xavi do të qëndrojë

kristijan asllani

Asllani shijon titullin e parë në karrierë, kampion në Serie A me ekipin e zemrës

kloop

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

inzaghi

Inzaghi kalon Mourinhon

INFO

NA NDIQ