Derbi italian nuk jep fitues

Derbi i xhiros së katërt të Serie A ndërmjet Juventusit dhe Milanit është mbyllur pa fitues. Dy skuadrat e mëdha kanë luajtur 1:1.

Me këtë barazim Juventusi vazhdon formën e dobët në kampionat derisa Milani vazhdon serinë e rezultateve pozitive.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit që shënuan qysh në minutën e katërt.

Alvaro Morata shënoi për 1:0 pas asistimit të Paulo Dybalas.

Në vazhdim të dyja ekipet tregoheshin të kujdesshme duke rrezikuar herë pas here, por pa sukses.

Në pjesën e dytë “rossonerët” arritën të barazonin rezultatin.

Ishte sulmuesi kroat, Ante Rebiq që realizoi për 1:1 në minutën e 76-të.

Ai u asistua nga Sandro Tonalli.

Juventusi ka dy pikë pas katër ndeshjeve derisa Milani është në pozitën e dytë me 10 pikë.