Me reshje të mëdha të borës, ka përfunduar derbi i xhiros së 22-të në Superligën e Shqipërisë.
Skuadra e Kukësit ka barazuar 2 me 2 përballë liderit, Skënderbeu, shkruan IndeksOnline.
Kuksianët gjatë pjesës së parë ishin duke fituar me rezultat 2-0, me golat Kale dhe Guri (20’të dhe 45’të). Kurse skuadra mysafire barazoi në pjesën e dytë me dy gola nga Soue (61’të dhe 66’të).
Me këtë barazim, skuadra e Skënderbeut vazhdon kryesimin me 50 pikë, i ndjekur nga Kukësi me 36 pikë. /Sovrani/