Dërgoni kërkesa por edhe padi ndaj përmbaruesve mashtrues, alarmon aktivistja maqedonase

Picture of Ina Online
Ina Online

30/01/2024

Aktivistja maqedonase Ana Gligorova, në profilin e saj në facebook, ka njoftuar se qytetarët me lëndët e tyre po përballen me përmbarues, të informohen se tashmë është në fuqi vjetërsimi i lëndëve dhe se me këtë qytetarët nuk janë të obliguar të jenë të bllokuar dhe të paguajnë borxhet.

Ajo përmes një postimi në rrjetet sociale ka informuar qytetarët që u janë bllokuar llogaritë bankare për më shumë se 10 vjet, të kërkojnë zhbllokimin e tyre, të kërkojnë vjetërsimin e borxhit ose nëse nuk kanë kaluar 10 vjet të kërkojnë uljen e kamatës, e cila nuk duhet të jetë më e madhe se borxhi bazë dhe përmbaruesit dhe gjyqtarët duhet të veprojnë sipas ndryshimeve të votuara në korrik të vitit të kaluar.

“Meqë Gjykata Kushtetuese konfirmoi kushtetutshmërinë e dy ligjeve për përmbarim dhe detyrime, lëshoni kërkesa tek këta përmbarues mashtrues. Nëse refuzojnë, duke u arsyetuar me truqet e tyre për të ju mbajtur si rob të boxheve përmes pagesave fajdexhinje, drejtohuni tek Gjykata Themelore me ankesë apo lëshoni padi penale për keqpërdorim të detyrës”, shkruan Ana Gligorova.

Gjykata Kushtetuese këtë muaj vendosi të mos ngrejë procedurë për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve dhe Ligjit për përmbarim sepse konsideron se të dy ligjet janë në përputhje me Kushtetutën.

Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese konfirmoi vetëm ndryshimet e votuara në korrik të vitit të kaluar, kështu që qytetarët të cilëve u janë bllokuar llogaritë nga përmbaruesit për më shumë se 10 vjet, mund të kërkojnë zhbllokimin, të kërkojnë vjetërsimin e borxhit ose nëse nuk kanë kaluar 10 vjet që nga vendimi i përmbarimit, të kërkojnë uljen e kamatës, e cila nuk duhet të jetë më e madhe se borxhi bazë dhe përmbaruesit dhe gjyqtarët duhet të veprojnë sipas ndryshimeve të votuara në korrik të vitit të kaluar.

Përmbaruesit reaguan pas miratimit të ndryshimeve në ligj dhe së bashku me avokatët, të mbështetur nga odat ekonomike , dhe i kërkuan Gjykatës Kushtetuese anulimin e ndryshimeve. Në kërkesën për anulimin e ligjeve, ata deklaruan se me ndryshimet palët vendosen në pozitë të pabarabartë, gjegjësisht diskriminojnë kreditorët, ndërsa debitorët i vendosin në pozitë të privilegjuar.

Me ndryshimet dhe plotësimet në ligjin përmbarimor kufizohet shuma e kamatës, e cila nuk mund të jetë më e madhe se borxhi kryesor dhe vjetërsia e procedurës së përmbarimit është dhjetë vjet.(INA)

TË FUNDIT

Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, renditet e 8-ta, Austria fituese

Gjestit po i mungon Egli Tako

VIDEO/Gjesti akoma në lidhje me Eglin, me këtë këngë e përshëndet

31 të rinj nisin kursin e gjuhës shqipe në Sanxhak, Nuraj jep lajmin

Shkëndija, kampione për herë të pestë – Tetova në festë

Mexhiti: Angazhimi politik pa ideal është oportunizëm…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË