Dërguan letër tek Grenelli, OVL-së i vjen kundërpërgjigjja: Ja pse nuk zhbëhet Specialja

Picture of INA
INA

19/05/2025

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka shkruar letër përfaqësuesit të presidentit amerikan Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell, nga i cili kërkojnë mbylljen e Gjykatës Speciale.

“Po ju shkruajmë nga Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), për të shprehur shqetësimin tonë të thellë dhe në rritje se Dhomat e Specializuara të Kosovës e kanë humbur qëllimin e tyre. Ajo që duhej të ishte një gjykatë drejtësie është shndërruar në një armë politike. Dhe administrata juaj, më shumë se kushdo tjetër, e di se çfarë ndodh kur drejtësia bëhet politike – bëhet represion. I nderuar Ambasador, po ju drejtohemi jo si politikanë, por si veteranë drejtuar një veterani tjetër. Vëllezër të armës. Mbrojtës të lirisë. Po ju kërkojmë të ngrini këtë çështje në administratën tuaj. Tatimpaguesit amerikanë nuk i kanë dërguar paratë e tyre të fituara me djersë në Evropë për të financuar një gjykatë që shkel vlerat mbi të cilat është ndërtuar Amerika. Presidenti Trump po rishkruan rregullat e vjetruara të kontrollit politik ndaj drejtësisë së pavarur dhe, sipas këtyre rregullave të reja, kjo gjykatë duhet të mbyllet. Ajo është një turp për drejtësinë amerikane dhe për vlerat amerikane”, thuhet ndër të tjera në letrën e OVL-së drejtuar Richard Grenellit.

Por kritikë ndaj OVL-së jep analisti dhe njohësi i zhvillimeve në vend, Faton Mehmeti.

Siç thotë Mehmeti, letra e OVL-së është pa asnjë efekt në punën e Speciales.

“Organizata e Veteranëve ka shërbyer dhe vazhdon të shërbejë si degë e brendshme e PDK-së, në rolin e zëdhënëses së saj karshi ndërkombëtarëve. Kjo letër nuk ka peshë dhe nuk mund të ndryshojë drejtësinë ndërkombëtare, të cilën e themeluan ata për të cilët veteranët kërkojnë liri. Natyrisht se është e drejta e tyre të shprehin pakënaqësinë, pse jo edhe të kërkojnë zhbërjen, por kjo nuk është e drejtë moralisht dhe as praktikisht”, shprehet Mehmeti.

Sipas tij, OVL po kërkon një gjë të pamundur – zhbërjen e Gjykatës Speciale.

“Moralisht jo, sepse kur Thaçi kërkonte të votohej kjo gjykatë, pse nuk protestuan kundër saj? Dhe juridikisht është e padrejtë, pasi drejtësia nuk mund të bëhet me akte politike. Pasi procesi ka hyrë në fazën përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve, me mundësi të madhe të dënimit të tyre, shoqata e veteranëve kërkon diçka që nuk ndodh – zhbërjen. Harrojnë se kur ishte në pushtet Trump dhe Grenell, Thaçi shkoi në burg. E pamundur të ndodhë zhbërja”, thekson Mehmeti.

Ai shton se pavarësisht letrës së dërguar tek Grenell, presidenti Trump nuk përfshihet në çështje të tilla.

“Trump nuk futet në këto çështje. Hipotetikisht edhe nëse tërhiqet SHBA, prapë vazhdon gjykata, kur dihet se BE jep diku mbi 700 milionë dollarë për këtë gjykatë. Pra ka fonde dhe njerëz të mjaftueshëm për ta çuar deri në fund gjykimin në fjalë. Shoqata e veteranëve le të tregojë në çfarë rasti është shndërruar kjo gjykatë në politike. Mbase etnike po, por politike jo”, shton Mehmeti.

“Jam pro që të protestohet dhe duhet, kur ka gjëra që ia vlen, por me kërkesa të tilla absurde vetëm sa dëshmojnë se nuk njohin drejtësinë evropiane dhe kështu nuk i ndihmojnë askujt nga të akuzuarit. Grenell nuk mundet me mbyll dhe as me zhbë Gjykatën Speciale, pasi nuk është degë partie apo seli politike, por institucion juridik, dhe si e tillë ka pavarësinë dhe autonominë e saj mbi të cilat vepron”, përfundon Faton Mehmeti për “Bota sot”.

TË FUNDIT

Gjendet shëndosh e mirë 4-vjeçarja që u zhduk në plazhin e Golemit

Kjo është përmbajtja e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë

Mendi Qyra shpall kandidaturën e pavarur për Kryetar të Komunës së Strugës – Mbështetje e fuqishme nga biznesi dhe qytetarët

“Bashkimi 2002” nis përgatitjet për provimin e brezit të zi – 10 garues drejt titullit mjeshtër

Shkupjani nga Butelli rrah brutalisht gruan – i caktohet masa e paraburgimit

VLEN: BDI përdori gjuhën shqipe vetëm për sllogan zgjedhor, por nuk e kanë respektuar asnjëherë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË