Bujqit në Maqedoninë e Veriut deri më 14 nëntor do të mund të aplikojnë për shfrytëzimin e mjeteve të parapara për modernizimin e pajisjeve për ndërmarrjet bujqësore, transmeton Portalb.mk.
Vlera maksimale e mjeteve bujqësore arrin deri 600 mijë denarë, të dedikuara për blerjen e kombajnave për korrjen e orizit, ndërsa kandidati duhet të prodhon së paku 1 hektar sipërfaqe me oriz.
Ndërmarrjet bujqësore të regjistruara në Regjistrin e vetëm të ndërmarrjeve bujqësore në Ministrinë për Bujqësi, Pylltar dhe Ekonominë e Ujërave kanë të drejtë aplikimi në këtë Thirrje. të publikuar nga Agjencia për mbështetje financiare në zhvillimin bujqësor dhe rural.
Aplikimi bëhet përmes formës elektronike në adresën e-baranje.ipardpa.gov.mk, ashtu që kërkesat e dërguar në formë joelektronike nuk do të shqyrtohen.
Në rast se dy kandidatët kanë numër të njëjtë të pikëve në listën preliminare të fituesve, përparësi do të ketë kandidatët që ka aplikuar i pari.