Deri kur me misione shkatërruese për popullin shqiptar, do të mbijetojnë partitë shqiptare

Nga Etem XHELADINI

Me urdhëra-direktiva të pa rreshtura veprohet pa ndalë nga pushtetarët antishqiptar për shkatrrimin e partive shqiptare me tabonë kombētar. Synim që ishte çdoher kur ishte në pyetje formsimi i subjekteve shqiptare me tabon kombëtar të shkatrrohen ( dhe ate nga: Lidhja e Prizrenit, Balli Kombëtar, NDSH-ja, Unikombi etj.) nga sulmet qê u bëhej me disa të çara për mbrenda e anësore subjekteve politike shqiptare.

Jo rastësishtë thuhet se Kalaja, më së lehti merret për brenda. Andaj, angazhuan armiqët e popullit shqiptar misionar nga mbrenda partive me karakter kombëtar për shkatrrimin e tyre. Proverbi tjetër thotë, helmojë krojet përbrenda, helmë që bëri të veten duke eliminuar gjithë patriotët, atëdhetarët e krerët e subjekteve politike me karakter kombëtar, që asnjëherit nuk arritë ëndrrën e popullit shqiptar për Bashkim Kombëtar.

Këto ishin goditjet e armiqëve më vdekjeprurëse deri me tash të subjekteve shqiptare me tabonê kombëtar.
Ende nuk po dihet rezultati definitiv i këtyre pasojave, me që edhe subjektet e dala këto tri dekadat e fundit po përjetojnë fatin e njejtë që nga themelimi e deri te shuarje, pa përjetuar profilimin e tyre se a janë parti shqiptare, apo qytetare me tretman të një shoqate jo qeveritare. Edhe te këto subjekte politike pa asnjë element shqiptar , pa program e statut të qartë presin që “Komiternxhija” kryesor që të ju japin urdhërin sa të jenë rezultate maksimale.

Maskarada tragjikomike vazhdon, u krijua konfuzion total brenda kalasës tê partive shqiptare gjoja me tabonë kombëtar ( si: PDSH-ë, PDK, Aleanca Shqiptare, Ilirida etj.) sa nuk po e njehë qeni të Zotin, nga se ata që formuan e kontribuar në partit e reja pa elemente kombëtare me prefiks të pa njohur për integrim. shpeshëherë udhëheqësit e këtyre partive politike u tërhoqën për të marrë vendime me zgjedh kryetëparin e ri të tyre, po me bekimin e të vjetrive nënë hije e pse jo edhe me lejen e pushteteve si vendore po edhe të mbështetur e përkrahur nga shtetet fqinje gllavruese.

Dilemat janë; do zgjidhet një që vazhdon qëndresen dhe nuk perserit gabimet, apo një vasal i atyre që ua sulmuan kalanë përbrenda, se edhe aty n’mes tyre ka hile…? Partitë pa tabanë kombëtar, me prefikse për integrime, çdoherë shtiren se janë me kokën lartë, e të kënaqura me suksesin e vet, e shihen sikur të buzëqeshur..!
Mirëpo, në zenitin e dëmeve kur ju sjellin shqiptarëve, duke i mohuar çdo të drejtë, dhe degraduar skajshmërisht, me procese të montuara, atyre ju ngrihet buzqeshja, pasi kreu i pakënaqur tërësisht, ende pret për goditjen përfundimtare që kalaja të merret plotësisht nga këta servil e argat të huaj. Këtyre u është premtuar kolltuku, por pa e përmbush misionin plotësisht, nuk do mund të ulen, kulltuk që armiku ja u ka përgatit, e ai është turpi….!