Deri më tani kanë aplikuar afër 12 mijë prindër për subvencionimin e teksteve shkollore

ina-online
ina-online

26 Gusht, 2023

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se deri në orën 19:00 kanë aplikuar gjithsej 11,800 prindër ose kujdestarë ligjor në platformën për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore.

Nagavci ka bërë të ditur se mundësia për të aplikuar do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator, me qëllim që asnjë nxënës të mos mbetet pa u pajisur me tekste shkollore, shkruan Syri.net Kosova

“Kemi hapur sot platformën për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore. Deri në ora 19:00 kanë aplikuar gjithsej 11,800 prindër ose kujdestarë ligjor.Mundësia për të aplikuar do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator, me qëllim që asnjë nxënës të mos mbetet pa u pajisur me tekste shkollore”, ka shkruar ajo.

Tutje, ajo ka bërë të ditur se nga Drejtoritë komunale të arsimit kemi kërkuar që listat për tekstet mësimore të zgjedhura nga aktivat profesionale, t’i bëjnë publike në shkolla dhe në uebfaqet e tyre, ashtu që prindërit të kenë të dhënat e nevojshme për tekstet që do të blejnë për fëmijët e tyre.

“Jemi të njoftuar poashtu se mësimdhënësit tashmë kanë filluar t’i ndajnë këto lista me prindërit. Shtëpitë botuese kanë publikuar katalogjet e teksteve mësimore me çmimet përkatëse dhe kemi marrë zotimin që çmimet nuk do të rriten e poashtu që sasia e teksteve është e mjaftueshme për numrin e nxënësve. Institucionet edukativo-arsimore me fillimin e vitit të ri shkollor, përmes DKA-ve, do të na informojnë në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor, duke evidentuar edhe rastet eventuale të nxënësve të cilët mund të mos jenë pajisur me tekste shkollore si rezultat i mos-pranimit të mjeteve nga ana e prindërve për çfarëdo arsye.Të gjitha rastet e adresuara nga shkollat/ DKA-të apo në emailin [email protected] do të trajtohen ashtu sikurse do të adresohet çdo shqetësim teknik apo tjetër dhe asnjë nxënës nuk do të mbetet pa përfituar mbështetjen për tekstet dhe mjetet mësimore”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

edita

Edita Tahiri reagon ashpër pas intervistës së Ramës në “FT”: Të hulumtohet origjina kombëtare e tij

IMG_5720

Policët Shqiptarë në Amerikë, krijojnë fond humanitar për familjen e policit të vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku

biden

Komuniteti shqiptaro-amerikan letër presidentit Biden, shpreh shqetësim për rrezikun nga Serbia

IMG_5719

Politikani serb: Radoiçiq u mor vesh me autoritetet serbe, prandaj u lirua

Jeff_Hovenier

Hovenier i kthen përgjigje Osmanit: SHBA e gatshme ta këshillojë Kosovën për draft-statutin e Asociacionit

shaip kamberi

Kamberi: Ndikimi i politikës serbe në drejtësi është fatal, por, me aktin e sotëm, ajo po merr epitetin e shtetit “sponsor të terrorizmit”

Qeveria-Kurti

Lirimi i Radoiçiqit, vjen reagimi nga kabineti i Kryeministrit Kurti

kufijte-780x380-1-1

Hapet pikëkalimi kufitar në Bërnjak

Edi Rama

PS-ja e Ramës dorëzon rezolutë që dënon sulmin terrorist në Banjskë

INFO

NA NDIQ