Mbi 100 mijë qytetarë deri më tani janë vaksinuar në Maqedoninë e Veriut

Vaksinimi masiv i popullatës vazhdoi dje në qendrën sportive Boris Trajkovski në Shkup dhe në gjashtë pikat e tjera rajonale në të gjithë vendin. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë,Venko Filipce interesi për vaksinim po rritet çdo ditë dhe se ky proces po ecën shumë mirë.

Vaksina u mor dje nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, i cili vuri në dukje se ata vendosën që Qeveria të jetë një nga institucionet që do të vaksinohen menjëherë pas Kuvendit, si një institucion i rëndësishëm për funksionimin e shtetit.

“Gati 100,000 qytetarë janë vaksinuar në vendin tonë. Mendoj se do të vazhdojmë të kemi dinamikë të mirë të vaksinimit. Prandaj, përsëri apeloj që të gjithë të regjistrohen në faqen vakcinacija.mk”, u shpreh ministri. (INA)