“Deri në fund të javës do të ketë vendim për mësimin gjatë gjysmëvjetorit të dytë”

Picture of designer@fetishimedia.ch

26/01/2022

Deri në fund të javës Qeveria do të vendos nëse mësimi në gjysmëvjetorin e dytë prej 1 shkurtit do të fillojë me prani fizike apo online, tha sot ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

“Deri në fund të javës do të kemi takime dhe para fillimit të gjysmëvjetorit të dytë do të ketë edhe qëndrim të Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe të Shtabit të krizës. I kemi parasysh edhe thirrjet nga UNICEF-i, i cili është për prani fizike gjatë mësimit, ndërkaq ne të gjithë, edhe kuadri mësimor, jemi të vetëdijshëm për përfitimet nga prania fizike. Dhe sipas të dhënave, në gjysmëvjetorin e dytë, patëm numër shumë të vogël të fëmijëve të infektuar. Vendimi ynë do të ishte i lehtë nëse do ta kishim variantin e njëjtë të virusit siç ishte në shtator dhe tetor. Tani ka variant të ri, por edhe kjo nuk do të thotë se fillimi i gjysmëvjetorit të dytë me prani fizike do ta rrisë numrin e të infektuarve”, deklaroi Shaqiri.

Çfarëdo që të jetë vendimi, tha ai, MASH-i do të jetë në komunikim të vazhdueshëm dhe çdo ditë do të ketë takime me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme.

“Deri në fund të javës do të ketë vendim përfundimtar dhe çfarëdo që të jetë ai – prania fizike apo onlajn, komentet do të jenë të ndryshme. Por, do të merren parasysh të gjitha përfitimet nga të dy variantet”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës.

Për shkak të gjendjes së përkeqësuar epidemiologjike dhe vlerësimit se vendi ndodhet në kulmin e infektimit me Kovid, Qeveria në mbledhjen e 17 janarit solli vendim për shtyrje të gjysmëvjetorit të dytë, i cili në vend se më 20 janar, duhet të fillojë më 1 shkurt.

TË FUNDIT

Mexhiti: Rrini rahat! Ndryshimin s’ka kush e ndalë

Haqim Ramadani: VLEN, nga fjalët te vepra – kjo është diferenca

Ademi: Për Mickoskin është problematike se përse një ministër shqiptar qenka në grupin negociator në emër të shtetit, kjo është politikë përjashtuese ndaj shqiptarëve

Sejdiu: Taravari duhet të qëndrojë në VLEN që të dalim bashkë në zgjedhje!

Ndalohen 23 persona, po hetohet për 49 persona për pensione të paligjshme invalidore në Maqedoni

Kasami pas takimit të liderëve të VLEN-it me Mickoskin: Taravari është vetë-përjashtuar nga VLEN-i dhe Qeveria

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË