Deri sa Vuçiqi bëhet gati për luftë, politikanët e Kosovës luftojnë për pushtet

0

Xhevdet Hajredini

1. Derisa Vuçiqi vazhdimisht armatoset për ti “mbrojtur” sërbët jashtë Sërbisë, politikanët e Kosovës luftojnë për pushtet.

2. Me qëllim që para anëtarëve të vetë të duken sa më të mëdhej, edhe “liderët” e partive më të vogla të Ballkanit Perëndimor ia urojnë zgjedhjen Presidentit të ShBA-ve, Xho Bajden.

3. Kryeministri Zoran Zaev e paraqiti planin e tij ambicioz për rimëkëmbje ekonomike të Maqedonisë me propozimin e legalizimit të marihuanës për qëllime mjekësore, përdorim privat dhe personal.
Nga ana tjetër, Zv.Kryeministri, Fatmir Bytyqi dhe ministri i financave, Fatmir Besimi, sejcili veç e veç, këto ditë, poashtu, i paraqitën planet e tyre të ndryshëm të zhvillimit afatmesëm ekonomik të Maqedonisë
Nga kjo ngel e paqartë se mbi cilin nga këto plane të ndryshme do të mbështetet politika e përbashkët dhe unike ekonomike e zhvillimit të shtetit gjatë periudhës së ardhëshme.

4. Ndriçimin rrugor të Kodrës së Diellit e bëri vetëm një person, i cili rrefuzoi t’i publikohet emri, e jo Komuna e Tetovës, siç përpiqet ta gënjej publikun kryesuesi i Këshillit të Komunës.
Mirë është Kryesusi, Bekim Memeti, bashkë me Teutën dhe Zaevin, të tregojnë pse me procedurë të shpejtë e ndryshuan planin urbanistik të qytetit sipas nevojave të Daka Davidoviqit.