Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se nga dita e sotme e deri të mërkurën në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të trafikut për shkak të vizitës zyrtare të presidentit të Shqipërisë Ilir Meta.
Masa të posaçme të regjimit do të ketë në rrugët në zonën e gjerë qendrore të Shkupit.
MPB u bën apel të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në komunikacion që të respektojnë urdhrat e policisë.