Derisa Nora e Era Istrefi po xhironin klipin, në shesh-xhirim po bëhej nami me vallëzim

0

Dy motrat, Nora e Era Istrefi, e kanë gati për publikim këngën e tyre të re.

Këngëtaret e njohura kosovare, këtë bashkëpunim e kanë të parin ndërsa kënga pritet të lansohet me 19-të Prill.

Por derisa kënga po pritet të dalë, është Era ajo që ka publikuar një fotografi nga shesh-xhirimi i klipit, ku stafi punues po bënin namin me vallëzim.

“Nuk e di”, është një këngë ritmike dhe sigurisht, ata s’mund të rrinin pa vallëzuar si ballkanikë që janë.

Kënga e re e dy motrave, është punuar nga një producent shqiptar i Sony Ultras, me të cilët Era ka kontratë tash e disa vjet.