Tifozët që mbështesin ekipin e shtetit gjenocidal serb po shkaktojnë rrëmujë në Euro 2024, por jo më nga 25 qershori.
Kjo gjë u pa edhe para ndeshjes me Danimarkën në fazën e fundit të grupeve në Evropian, derisa danezët ua dhanë eliminimin mëse të merituar serbëve.
Disa tifozë serbë u përleshën me policinë në rrugët e qytetit. Një trazirë ka ndodhur në qendër, në Marienplatz, ku pasditen e së martës ishin mbledhur një numër i madh i mbështetësve të ekipit nga vendi gjenocidal duke shëmtuar edhe më tej Euro 2024.
Është publikuar edhe një video ku shihen tifozët serbë duke hedhur shishe dhe karrige nga një kafene ndaj policëve.