Komisionet rregullatore të energjisë në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor nxjerrin pothuajse çdo javë vendime për çmimin e naftës dhe derivateve të naftës.
Sipas këtyre të dhënave të analizuara nga TRT Balkan, mund të konstatohet se Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë çmimet më të lira të derivateve të naftës në rajon.
Aktualisht Maqedonia e Veriut ka çmimin më të lirë, pra 1 litër naftë kushton 1,17 euro, ndërsa 1 litër benzinë kushton 1,33 euro.
Në vend të dytë renditet Kosova, ku 1 litër naftë kushton 1.26 euro, ndërsa 1 litër benzinë 1.34 euro.
Më pas vjen Bosnja dhe Hercegovina, ku qytetarët paguajnë 1.30 euro për 1 litër naftë, pra 1.35 euro për 1 litër benzinë. Çmimi i naftës në Mal të Zi është 1.41 euro, kurse benzina është 1.58 euro.
Ndryshe nga vendet e lartpërmendura, Shqipëria dhe Serbia kanë të njëjtat çmime, të cilat në fakt janë më të shtrenjtat në rajon.
Qytetarët e këtyre dy vendeve paguajnë 1.59 euro për 1 litër naftë. Çmimi i benzinës nuk ndryshon shumë nga nafta, ku si në Shqipëri ashtu edhe në Serbi, 1 litër benzinë kushton 1.60 euro.(INA)