“Për të mos i trembur qytetarët, por kam disa informacione se benzina mund të rritet edhe për 10 denarë”, theksoi nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vlado Misajlovski në emisionin “Çfarë nuk është e qartë”.
“Është një organ rregullator që duhet të dalë dhe ta thotë këtë. A e dini pse? Sepse shumë kompani duhet të kenë parashikime se çka do të ndodhë. Imagjinoni me këtë goditje çmimi sa qytetarë janë prekur? Pagat nuk po rriten, ato mbeten të njëjta. Rriten çmimet e vajit, miellit, të gjitha sendet ushqimore, shporta e konsumit”, theksoi Misjallovski.
Sipas tij, nëse shihet ekonomia e përgjithshme në Maqedoni, sa kompani transporti do të kenë problem?
” Pra, nëse këtë muaj kemi rritje të çmimeve, muajin e ardhshëm do të kemi edhe më shumë”, tha Misajlovski.
Siç tha ai, kjo situatë do të jetë edhe për shkak të rritjes së çmimit të rrymës, pasi që, Maqedonia blen rrymë shumë të shtrenjtë.(INA)