Derivatet e naftës sot me çmime më të larta

Në Maqedoni nga mesnata kanë hyrë në fuqi çmimet e reja të derivateve të naftës, që janë rritur për 1.50 deri në 2 denarë për litër.

Sipas KOmisionit Rregullator për Energjetikë, Eurosuper BS 95 shtrenjtohet për 2 denarë, pra nga 65/50 den/litër do të kushtojë 67,50 den/litër.

Eurosuper BS 98 dhe Eurodizeli ( D-E V ) si dhe vaji ekstra i lehte i amvisërive shtrenjtohen për 1,50 den/litër, ashtu që: Eurosuper BS 98 do kushtoje 69,00 den/lit, Eurodizeli ( D-E-V) 59 den/litër, kurse vaji i lehte ekstra i amvisërie 47,50 den/litër.(INA)